Xhaka- Dukes Ti e di mire pse nuk jam ne kombetaren shqiptare

Xhaka- Dukes: Ti e di mire pse nuk jam ne kombetaren shqiptare
S’ka të ndalur polemika ndërmjet futbollistëve shqiptarë të kombëtares zvicerane dhe krerëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, saktësisht kreut të FSHF-së, Armand Duka. Pas deklaratës fyese të Dukës drejtuar Granit Xhakës se “atij duhet t’i vije turp nëse shënon ndaj Shqipërisë”, ka pasur reagime dhe kritika të shumta në adresë të numri një të FSHF-së.

Kundër deklaratës së Dukës kanë dalë një numër i madh personalitetesh nga të dy anën e kufirit, por edhe vetë familja Xhaka.

“Historinë time me kombëtaren kuqezi veç Armand Duka e di më së miri”. Kjo është deklarata e fundit në vazhdën e atyre të ditëve të fundit. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Twitter, futbollisti shqiptar i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka.

Se cila është e vërteta në marrëdhëniet Granit Xhaka-FSHF, kjo për momentin nuk ka përgjigje të qartë, pasi të dyja palët mohojnë deklaratat e njëri tjetrit. Ndërsa flitet se si FSHF ka hezituar që ta sjellë në ekipin kuqezi Granitin, drejtuesit e FSHF-së thonë të kundërtën, ndërsa tashmë mbetet që të presim nëse koha do të dëshmojë se kush ka thënë të vërtetën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama