Regjistroni domainin tuaj .al

Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

Shkruar nga:  
Postuar më: 2 vite më parë

Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet
Britani e Madhe, 12-vjecari shkon ne universitet

Ai është vetëm 12 vjeç, ka zërin e një fëmijë, nuk ka një profil në Facebook, siç është e modës për moshatarët e tij, nuk ka celular, por shkon në universitet. Xavier Gordon-Brown sapo është regjistruar në fakultetin e matematikës në ‘Open University’, Britani e Madhe dhe në sajë të gjenialitetit të mendjes së tij brilante ka arritur të kapërcejë disa shkallë në shkollimin e tij, duke u bërë kështu studenti më i ri në moshë në historinë britanike.

Lidhja mes 12-vjeçarit dhe matematikës ka filluar të kristalizohet dhe të forcohet shumë herët, kur ai ende nuk dinte të shkruante dhe kur ende nuk shkonte në shkollë. Pa mbushur 4 vjeç, djaloshi dinte përmendësh tabelat kryesore të veprimeve matematike dhe ishte në gjendje të kryente ushtrime të ndryshme matematikore përmendësh. Ndërsa kur ishte 8 vjeç mund të zgjidhte ushtrime matematikore të nivelit të nxënësve 16-vjeçarë.

Tani që është 12 vjeç, Xavier, i shoqëruar edhe nga nëna e tij (për shkak të moshë së mitur), ulet në auditorët e universitetit dhe ndjek leksione të cilat kanë nivelin e nxënësve me dyfishin e moshës së tij.

Fenomeni i gjenive të vegjël nuk është i panjohur. Ka me dhjetëra vogëlushë të tjerë nëpër botë, të cilët në sajë të mendjes së tyre gjeniale, studiojnë në universitet duke arritur nivele maksimale ende pa qenë adoleshentë.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi