Regjistroni domainin tuaj .al

Kinemaja ime, si një pikturë, por për të gjithë do të jem vetëm Mr. Star Wars

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite mĂ« parĂ«

Kinemaja ime, si një pikturë, por për të gjithë do të jem vetëm Mr. Star Wars
Kinemaja ime, si një pikturë, por për të gjithë do të jem vetëm Mr. Star Wars

Gjashtë muaj pas shfaqjes ai e kishte kaluar edhe filmin "peshkaqeni" si kampion i fitimeve në kinematë amerikane, që arriti të mblidhte rreth 360 milionë dollarë që me shfaqjen e tij të parë në SHBA. Në daljen e tij të dytë, në një kopje të restauruar dhe me shtimin e disa skenave të reja, arriti që të mbledhë rreth 150 milionë dollarë në Amerikë. Xhorxh Lukas, 62 vjeç, ndërtoi në atë kohë perandorinë e tij të efekteve speciale ILM (Industrial Light and Magic) dhe "Lucasfilm". Kjo falë edhe shitjes së mallrave të lidhur me filmin "Star wars", ku banda e heronjve të pangjashëm, të udhëhequr nga Luke Skywalker (Mark Hamill), bashkohet në rebelimin kundër perandorisë tirane dhe nis sulmin kundër armës së saj më vrastare, "Vdekjes së zezë". Ishte kandidat për dhjetë çmime "Oscar", mes të cilëve ai për filmin më të mirë, regjia dhe skenari më i mirë dhe për aktorin më të mirë jo protagonist. Fitoi gjashtë (por jo për filmin apo regjinë), por për kolonën zanore të John Williams dhe praktikisht për të gjitha meritat teknike, kostumet dhe efektet speciale, përveç një çmimi për njohje speciale për krijimin e zërave të krijesave jashtëtokësore dhe robotëve.

Zoti Lukas, çfarë ndjeni tani 30 vjet më vonë?

Kënaqësi, por edhe nostalgji. Në fillim më bezdiste pak fakti, pasi më quanin George Star wars Lukas. Pastaj e pranova faktin se asgjë nuk do të mund ta ndryshonte më këtë përcaktim, ndaj më duhej të bindesha. Ka gjëra më të këqija në jetë. Nëse krijimi i "Star wars" ishte pikërisht ai që më lejoi të lija gjurmë në historinë e kinemasë, le të jetë kështu.

Si e përcaktoni "Star wars"-in e parë 30 vjet më vonë?

Si sagën e asaj që ndodh kur ambicia ecën përkrah obsesionit dhe rrëshqet drejt anës së errët. Që nga fillimi kam menduar se do të kishte qenë historia se si babai i Lukës, Anakin, bëhet Darth Vader.

Çfarë ju frymëzoi të shkruanit këtë film?

Unë gjithmonë i kisha dashur shumë serialet televizivë që shfaqeshin të shtunën në mëngjes, ndaj mendova që të zgjidhja tema psikologjike dhe mitologjike, që ekzistonin në historinë e njerëzimit prej mijëra vitesh dhe të shihja nëse mund t‘i vija në kontekstin e një filmi të ri serial.

Interes që lindi nga studimet tuaja?

Pjesërisht po. Unë gjithmonë kam dashur që të jem një piktor, por babai im ishte tërësisht kundër kësaj ideje, kështu shkova më parë në San Francisko për të studiuar antropologji, pastaj hyra në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, pa e ditur vërtet se çfarë duhet të bëja. Aty zbulova se kishin një fakultet për kinema shumë të mirë dhe vendosa që të hyja. Ndoshta kështu ishte shkruar.

Ka edhe nga ata që e kanë parë "Star wars" si film komercial. Sigurisht që për ju nuk është kështu...".

Ka shumë mënyra për të bërë lekë shumë shpejt me një film, por "Star wars" nuk ka qenë kështu. Ishte një projekt i gjatë dhe i dhimbshëm, i ndarë me qindra persona. Njerëzit mendojnë se të realizosh një film është një art preciz: bëj një program dhe ndiqe. Por nuk është aspak kështu! Duhet të bësh dhe të mos bësh gjithçka si një certozin, për ta bërë mirë. Edhe sot shoh shumë gjëra që duhen riparuar, por deri në një farë pike. Duhet ta shohësh dhe të mendosh vazhdimisht. "Star wars" ka qenë një punë e mbushur plot dashuri.

Nga ju lindën idetë për imazhin e filmit, look-un e personazheve, të botës së "Star wars"?

E kam konceptuar dhe shkruar "Star wars" dhe tri filmat e parë të trilogjisë brenda limiteve të teknologjisë së disponueshme në atë kohë. Në bazë të asaj që kisha, mora çdo vendim për look-un e filmit. Thërrita grupin që kishte bërë "2001" dhe i bëra që të vinin në San Francisko, sepse ishin të vetmit që dinin se çfarë ndodhte në atë fushë. Ishte e vështirë sepse gjithçka ishte në miniaturë dhe kushtet që teknologjia të ofronte ishin këto.

Si ia arritët që të realizonit krijesat?

Kisha disa maska prej gome. Një katastrofë e vërtetë. Me shumë vështirësi arrita të realizoja skenën e kantinës, të populluar nga alienë të formave të ndryshme. Të krijoje "Chewbacca" ishte vërtet shumë e vështirë.

Domethënë akoma nuk mendoni për grafikën kompjuterike?

Ishim akoma shumë vit-drite pas. Duhet të prisnim deri në vitin 1995 dhe për filmin "Jurassic Park" të mikut tim Stepen Spilberg. Në atë kohë zbuluam një botë me mundësi të reja. Nuk duhej të përdorja më maska plastike. Mund të krijoja personazhe dixhitale në gjendje që të lëviznin, luanin dhe ndërvepronin me aktorë të vërtetë. Mund të përdorja mjete dixhitale, pa u lodhur që të krijoja me plastelinë botë joreale. Tani do të mund të pikturoja realitetin. Në praktikë nga "Jurassic Park" dhe më vonë kinemaja do të shndërrohej nga mjet fotografik, në mjet piktoresk. Një diferencë e rëndësishme. Kjo më ndihmoi edhe më shumë që të përveshja mëngët për të ndërtuar trilogjinë e dytë për historinë në gjashtë pjesë, për të cilën kisha menduar gjithmonë.

Si i zgjodhët aktorët?

Mora aktorë relativisht të panjohur dhe shpresova të jem me fat. Dhe unë kam qenë me fat, sepse arrita që të bëja bashkë një staf të mrekullueshëm.

Çfarë do të bëni tani?

Kam në mend një film mbi grupin e pilotëve të zinj të avionëve gjatë Luftës II Botërore, "Tuskegee Airmen", për të cilin po punoj prej vitesh. Pas tij kam ndërmend një film abstrakt, "Koyaanisqati. Gjithashtu jam duke "prodhuar" "Indiana Jones 4", për të cilin kam pasur një ide të mirë, që të përqendroj krijuesit tek e mbinatyrshmja, e cila është pëlqyer shumë nga Spilberg dhe Fod. Ndërkohë që xhirimet do t‘i fillojmë pas shumë viteve mendim. I kam lekët e mjaftueshme për t‘u argëtuar dhe për të bërë atë që më pëlqen edhe për dhjetë vite, deri kur të jem 70 vjeç, nëse do të arrij dhe do të dal me qejf në pension. Le të më kujtojnë si "mister star wars". Mund të them që tani më pëlqen ky epitet.

Marre nga : Gazeta Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi