Po ashtu njoftohet se rreth 30 nxenes mund te jene nxjerre te plagosur nga aksidenti, ndersa jane nisur menjehere per ne spitalet me te aferta. Policia nderkaq ka konfirmuar se nxenesit jane gjimnaziste nga qyteti i Elbasanit. Nje helikopter i ministrise se Shendetsise eshte nisur drejt vendit te ngjarjes.
Një autobus me 50 nxënës mendohet se ka dalë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur Qafa e Vishës në Himarë. Raportimet janë kontradiktore, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me aksidentin dhe pasojat e tij. Autobusi mendohet të jetë aksidentuar në aksin Himarë- Sarandë. Policia dhe forcat e zjarrefikesve mesohet se jane nisur per ne vendin e ngjarjes. Nga te dhenat e para mesohet se autobusi eshte me targa te qytetit te Elbasanit.
Vetëm pak ditë më parë në Radhimë një makinë e tipit fuoristradë doli nga rruga duke lënë të plagosur 10 maturantë, ndërsa një tjetër maturant u hodh nga kati i katërt i një hoteli pak ditë më parë duke mbetur i plagosur rëndë, ndërsa po qëndronte me bashkëmoshatarët e tij në qytetin bregdetar.











