“Nuk e përshkruaj dot me fjalë atë çfarë ndjej. Në 2-3 raste ndjeja se kupa ishte e jona”, thekson Robben për ‘Daily Mirror’ pas finales së humbur ndaj Chelsea në ‘Allianz Arena’.
Futbollisti e shpjegoi momentin kulminant të ndeshjes në këtë mënyrë: “Nuk gjuajta aspak mirë. Doja të gjuaja lart, por topi nuk u ngrit. Ishte një penallti e tmerrshme nga ana ime.” Fjalët e presidentit të UEFA-s, Michel Platini, dhe të kundërshtarit Didier Drogba nuk i ngritën moralin Robben-it: “E vlerësoj mbështetjen që më dhanë në atë moment të vështirë, por nuk më shërben aspak. Unë doja titullin.”











