Hejnkes Penalltite i kisha frike trysnia na mpiu

Hejnkes: Penalltite i kisha frike, trysnia na mpiu
Trajneri Jup Hejnkes ka humbur shansin më të mirë për të hyrë në histori. Ashtu si Hicfeld dhe Murinjo, ai kishte shansin e madh të ishte trajneri i tretë në histori që kishte fituar dy Champions me dy ekipe të ndryshme dhe, për më tepër, do të ishte tekniku i parë gjerman që fiton një finale në shtëpi. Duke humbur këtë shans ideal, trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga lojtarët e tij. “Bëmë ligjin në fushë duke dominuar në çdo aspekt. Krijuam shumë raste, por vetëm një arritëm të realizonim. Patëm raste flagrante, të cilat në një finale duhen shfrytëzuar pasi, në të kundërt, ndëshkohesh.

Zhvilluam një superndeshje dhe nëse do të kishim realizuar gjysmat e shanseve tona, atëherë sot do të ishim kampionë në shtëpinë tonë. Ua kisha frikën penalltive, sepse e dija që Çelsi do ishte më i çliruar nga emocionet. Ata nuk kishin ç’të humbnin, ndërsa te djemtë e mi u pa qartë që trysnia ishte tejet e lartë dhe ishin të mpirë. Në të tilla ndeshje fati luan një rol shumë të rëndësishëm”, – deklaroi trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama