Runi alkool e femra ndersa Kolin flinte…

Runi alkool e femra, ndersa Kolin flinte…
Uejn Runi po kalon pushime të shthurura në Las Vegas, edhe pse është i shoqëruar nga bashkëshortja Kolin dhe djali i tyre Kai. Sulmuesi i Mançester Junajtid po e gjen mundësinë që të realizojë çdo gjë që dëshiron, ku mund të përfshihen edhe tradhtitë. Mbrëmjen e djeshme, pasi ka notuar përreth një orë në pishinë dhe ka luajtur bixhoz, ai ka shkuar për të fjetur në suitën e hotelit së bashku me të shoqen dhe djalin. Por, pak orë më vonë, saktësisht rreth orës 3 të mëngjesit Uejn doli sërish.

Këtë herë ishte i vetëm dhe dukej sikur kishte dalë për një synim të qartë. Pasi porositi disa herë alkool, ai u fotografua, ndërsa flirtonte me femra të ndryshme që i afroheshin vetë. Një person që ka qenë i pranishëm rrëfen momentet qe kaloi Runi: “Ai po e shijonte në maksimum çdo gjë. Ishte në qendër të vëmendjes, u përgjigjej ose afrohej atyre femrave që i pëlqente si paraqitje.

Piu jo pak alkool, gjithsesi ishte gjithnjë i buzëqeshur, gjë që nuk ndodh shpesh për të. Nuk e di, nëse kishte ardhur me lejen e Kolin apo jo, por në fakt ajo ishte duke fjetur në suitë së bashku me djalin”. I pyetur, nëse sulmuesi u largua nga lokali me ndonjë femër, dëshmitari përgjigjet: “Nuk e di. Por, kur Uejn shkoi në tualet, shumë femra u shkuan pas tij…”. Kjo nuk do të ishte hera e parë që futbollisti i kombëtares angleze e tradhton bashkëshorten e tij. Megjithatë, ajo që bie në sy, është edhe fakti që ai po kalon pushime të shthurura para kampionatit evropian, i cili fillon vetëm tri javë më pas.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama