Play-out-i Lushnja i beson eksperiences

'Play-out'-i, Lushnja i beson eksperiences
Verdhejeshilët kanë vijuar përgatitjet për takimin e së dielës që kanë në Durrës me ekipin e Apolonisë. Një ndeshje që mezi po pritet në kampin lushnjar pasi, nëse e fitojnë, ata do arrijnë të dalin në Superiore. Mesfushori shtatshkurtër Fation Topi, në një prononcim në lidhje me takimin e së dielës. “Kemi takimin e fundit të këtij sezoni që do ta luajmë me ekipin e Apolonisë. Gëzojmë një formë shumë të mirë sportive dhe madje jemi edhe të fortë moralisht, ndaj besojmë shumë në këtë ndeshje, në të cilën do të dimë të tregojmë vlerat tona. Kam besim se sfida do të jetë e bukur, sepse çdo derbi ka dhuruar emocione dhe ka qenë i tillë.

Besojmë në kalimin në Superiore pasi mundësitë nuk na mungojnë, por edhe për faktin se kemi një ekip shumë herë më të mirë se rivalët që do të luajmë të dielën. Arma jonë më e fortë për këtë finale është eksperienca pasi, pothuajse një pjesë e mirë e lojtarëve kanë vite që luajnë si në Superiore, ashtu edhe në Kategorinë e Parë, ndaj them se nuk do të jemi nën presion. Ne do të japim maksimumin në fushë dhe e vlerësojmë kundërshtarin për atë që ka dhënë këtë sezon. Them se e meritojmë të jemi pjesë e Superiores, ndaj të dielën në ‘Niko Dovana’ fitojmë ne”, – shprehet Topi. Ndërkaq, tifozët kanë nisur organizimin dhe pritet që të jenë të shumtë në numër në ndeshjen e së dielës në Durrës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama