Regjistroni domainin tuaj .al

Topalli emeron drejtoreshe nusen e kusheririt

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite më parë

Topalli emeron drejtoreshe nusen e kusheririt
Topalli emeron drejtoreshe nusen e kusheririt

Nepotizmi në administratën publike është kthyer në një fenomen duke mos lënë pa prekur as Kuvendin. Pas shkarkimit nga puna të Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë, Dritan Selo, kryeparlamentarja ka emëruar në detyrë nusen e djalit të dajës, Irma Koçobashi. Një emërim i tillë ishte paralajmëruar më parë nga opozita, por edhe nga drejtori i shkarkuar Selo, i cili në një intervistë për “Shekullin” të dhënë në muajin shkurt, ka zbardhur arsyet e vendimit të kryetares së Kuvendit.  Procedura e shkarkimit ka nisur që në dhjetor duke i dhënë një paralajmërim dhe më pas ka ardhur shkarkimi i menjëhershëm nga kryeparlamentarja Topalli.

“Unë kam 13 vjet Drejtor i Përgjithshëm Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit.Gjatë gjithë karrierës kam punuar mirë, asnjë problem s’kam pasur. Puna normalisht asnjë problem, asgjë. Tani, para një muaji, më dha një vërejtje me paralajmërim pa kuptim fare. Mesa duket që t’i paraprinte kësaj dite. Brenda muajit shkarkim. Për disa probleme, disa sajesa të paqena. Edhe u emërua kjo Irma Koçobashi, që është nusja e kushëririt të parë të saj ose të shoqit, pra është e shtëpisë. Kjo ka qenë aty me detyrë shefe e përkthimit. Se marrëdhëniet me jashtë ishte sektor i madh. Është marrë me përkthimin, ka nja dy vjet atje”, do të shprehej Dritan Selo, ish Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë.

Zëvendësuesja e tij dy vite më parë ishte marrë në punë nga Kryetarja e Kuvendit në zyrën e përkthimit të Kuvendit. Më pas ishte graduar në shefe të zyrës së përkthimit dhe sot Irma Koçobashi mban postin e Drejtores së Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë. Më 17 prill të këtij viti, Kuvendi nisi procedurat e konkursit për postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë duke ju kërkuar kandidatëve dokumentacionin e nevojshëm. “ Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil ekzistues, nëpërmjet procedurave të lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurrimi do të zhvillohet për kandidatët e tjerë, jashtë administratës publike”, thuhej në njoftimin fillestar.

Në vendimin e marrë në datë 25 prill, Kuvendi njoftonte se fazën e parë të konkurrimit e kishin fituar katër kandidatë, midis të cilëve edhe Irma Koçobashi. Dalila Karakaçi , Irma Pashkja Koçobashi, Rregjina Gokaj dhe Tidita Abdurrahmani ishin katër emrat që mundën të kalonin fazën e parë. Dy ditë më pas , pas zhvillimit të fazës së dytë, për postin e Drejtorit të Përgjithshëm”, në Shërbimin e Marrëdhënieve me Jashtë nga Komiteti ad-hoc, u  përzgjodh treshja fituese  e renditur sipas pikëve, ku në vend të parë fitoi Irma Koçobashi dhe në vend të dytë dhe të tretë u renditën, përkatësisht Regjina Gokaj dhe Tidita Abdurrahmani. Konkurset fiktive dhe përzgjedhja e kandidatëve mbi bazën e miqësive dhe të lidhjeve familjare është evidentuar edhe në raportin e Komisionit të Shërbimit Civil. Ky institucion shpjegon se në rastet kur ka vende pune të lira, institucioni emëron fillimisht një person të caktuar me një kontratë të përkohshme duke e justifikuar me nevojat e menjëhershme të institucionit.

Sipas rregullit, personi duhet të rrijë deri në plotësimin e vendit të punës nëpërmjet konkursit. Sipas ligjit, punësimi i një personi në administratën publike nuk mund të bëhet për një kohë më të gjatë se tre muaj me kontratë. Menjëherë pas kësaj duhet të kryhet plotësimi i vendit bosh duke i dhënë punonjësit të përzgjedhur statusin e nëpunësit civil.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi