Kjo sjellje e tij ka acaruar edhe shumë lojtarë të kampionatit anglez të cilët nuk kanë kursyer batutat në “Twitter” gjatë takimit të dy netëve më parë.
I pari në listë ishte Uejn Runi, i cili nuk është kursyer ndaj kolegut të tij. “Drogba, je një lojtar i mirë po të lutëm ngrihu në këmbë”, ishte komenti i yllit të Mançester Junajtid.
“A ka veshur Drogba këpucët e duhura… duket sikur rrëshqet shumë”, ishte komenti i bërë nga legjenda e Liverpulit, Robi Fauler.
“Drogba është shumë qesharak, gjithë kohën në tokë!”, ishte komenti i mbrojtësit të Holandës dhe Ajaksit, Gregori van der Viel.
Pas golit, kanë ardhur edhe komente të tjera në adresë të futbollistit të londinezëve, ku i pari që ka shkruar ishte mesfushori Robi Savixh. “Drogba, e sheh çfarë ndodh kur qëndron në këmbë!”.
Ndërkohë, mesfushori i Totenhem, Xhërmein Xhenas e ka marrë me më shumë filozofi çështjen, duke shpjeguar përse ai rrëzohej vazhdimisht. “Njerëzit po e masakrojnë këtu Drogba për simulimet por ju garantoj se mesfushorët dhe mbrojtësit e skuadrës së tij janë të lumtur për pushimin që siguron!”.











