‘Varet gjithmonë mes shoqerisë dhe lojratit, dhe marrëdhenieve që ato kanë’- tha dje për ANSA nga Brukseli, ku ndodhet si president i UEFA-s i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së parë europaine për standartet në kontratat e lojtarëve.
‘Nuk e di se ç’mendon shoqëria dhe lojtari, janë situata të ndryshme nga ato që kam përjetuar unë, s’jam brenda dhe s’mund të gjykoj’- shtoi ai.
Marrëveshja europiane
Michel Platini dhe Karl Heinz Rummenigge kanë qënë dje kumbarët e marrëveshjës së parë europiane për standartet minimale për lojtarët profesionistë. Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel nga Platini dhe përfaqësues të botës së futbollit, në prezencë të komisionerëve europian për çështjet sociale Laszlo Andor dhe të sportit Androulla Vassilou, vendosi norma të përbashkëta jo vetëm për 27 vendet e BE-së po edhe për 53 federatat që janë pjesë e UEFA-s
‘Është më e lehtë në terrenin e lojratëve sesa jashtë, me të gjithë interesat që sillen rreth futbollit’- tha gjatë nënshkrimit Platini.











