“Ducati” do të jetë marka e 12 që i bashkohet tashmë grupit të fuqishëm të “Wolkswagenit”. Me 13 Botërorë në kampionatin e “Superbike”, blerja e motorbërësve italianë i jep mundësinë “Audi”-t që të konkurrojë drejtëpërsëdrejti me rivalët e tyre kryesorë në tregun e makinave luksoze, “BMË”, që gjithashtu ka markën e saj të suksesshëm të motorëve.
Përsa i përket kampionatit të MotoGP, pritet që përfundimi i blerjes pritert të jetë një lajm i mirë për Rossin, pasi tashmë “Ducati-Audi” do të ketë më shumë fonde për zhvillim dhe për të përmirësuar rezultatet e saj, duke patur një mundësi reale për të konkurruar me Hondën dominuese dhe markat e tjera japoneze. Megjithatë, një ekspert i tregut të automobilizmit, Stefan Bratzel, drejtori i Qendrës së Motorëve në Gladbah, vendosi në pikëpyetje zgjuarsinë e kësaj lëvizje në treg.
“Nuk mund të mendoj ndonjë arsye konkrete se përse “Audi” vendosi të bëjë biznes me “Ducati”-n. Kjo kompani nuk përfaqëson në asnjë mënyrë modelin e “Audi”-t dhe më duket vetëm si një dëshirë për të pasur një trofe më shumë në mur”, deklaroi Brazel. Ducati prodhon më shumë se 40 mijë motora luksi në vit, midis të cilëve edhe supermotora, motora të shtrirë dhe motora garash.











