Realit i vidhen kepucet para ndeshjes

Realit i vidhen kepucet para ndeshjes
Reali i Madridit është shokuar pak orë para fillimit të ndeshjes, kur ka parë që në dhomat e zhveshjes mungonin disa këpucë dhe fanella. Në fakt, ishte bërë një vjedhje e sendeve personale të disa prej yjeve të klubit spanjoll. Më i dëmtuari ka qenë Kristiano Ronaldo. Portugezit i kishin marrë plot tre palë këpucë dhe fanellën që kishte të varur, të cilën do ta përdorte gjatë ndeshjes së djeshme. Ndërkohë, vjedhjes nuk i shpëtuan as Karim Benzema me Mesut Ozil, të cilëve gjithashtu u ishin vjedhur këpucë dhe fanella. Lajmi nuk u bë publik nga asnjë prej organeve zyrtare, gjithsesi e konfirmoi vetë zëdhënësi për shtyp i Zhoze Murinjos, Eladio Parames. Futbollistëve u erdhën në kohë rekord këpucë të reja, gjithsesi ata u shprehën të pakënaqur, pasi nuk ishin të rehatshme për të hyrë menjëherë në fushë me to, për shkak se nuk ishin përdorur asnjëherë më parë. Akoma nuk është bërë publike nëse janë ndalur persona të dyshuar për këtë vepër, ndërkohë që aludohet edhe se ajo mund të ketë qenë e qëllimshme, pikërisht për t’i shpërqendruar psikologjiksht futbollistët dhe pse jo për të penguar sadopak në rendimentin e tyre në fushë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama