Tomas Myler akuzon rende Marselon

Tomas Myler akuzon rende Marselon
Mesfushori me tipare sulmuese i Bajernit, Tomas Myler, e ka akuzuar ashpër mbrojtësin e Realit të Madridit dhe arbitrin Hauard Ueb, për sjelljen e tyre në një faull të pësuar në fund të ndeshjes: “E kuptova që në fushë por, pasi e pashë edhe në televizor, askush nuk më bind që Marselo kërkonte të më dëmtonte me atë ndërhyrje të tijën. Fatmirësisht mund të eci, por nesër (sot) do të kontrolloj gjurin. Më e keqja është se edhe arbitri Ueb e lejoi ndërhyrjen e tij, duke mos akorduar karton të kuq për Marselon”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama