Reali i Madridit nuk ka fituar asnjëherë më parë në Mynih ndaj skuadrës së Bajern-it, dhe do të provojë sot në mbrëmje të thyejë disi traditën. Por, tekniku i galaktikëve, Hose Murinjo, nuk ka treguar aspak frikë ndaj bavarezëve, madje ka irnoziaur mbi statistikat. “Pokthehem në konferencë për shtyp sepse më detyron UEFA”, u përgjigj Murinjo ndaj pyetjeve se pse dezerton konferencat në La Liga. Kur gazetarët i kujtuan precedentët dhe deklaratat e Heinkes se Bajern është mace e zezë për Realin, portugezi qesh: “Ndihmë. jemi të mbaruar. Ata janë favoritët dhe ne do eliminohemi”. Klubi gjerman, përveçse ka fituar në 13 nga 14 sfidat e fundit europiane në shtëpi, ka bilanc të favorshëm edhe ndaj madrilenëve: 8 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje në shtëpi. Në total, Bajer ndaj Real Madrid ka 10 fitore, 2 barazime dhe 6 fitore të Realit.