Tirana Startup Weekend - Prill 20-22 2012

Tirana Startup Weekend - Prill 20-22 2012
Tirana Startup Weekend eshte nje ngjarje 52 oreshe e cila fokusohet ne ndertimin e aplikacioneve web dhe themelimin e kompanive te reja

10 Arsye Për Të Marrë Pjesë Në Startup Weekend

1.Ju më në fund mund të ktheni në realitet atë idenë tuaj ne realitet. A keni pasur ndonjë ide por nuk keni pas shkathësitë e duhura për ta ndërtuar? Në Startup Weekend ju mund të takoheni me njerëz që kompletojnë shkathtësitë tuaja dhe rrjedhimisht mund të jeni gati për punë.

2.Ju mund t’i bashkoheni një startup pa qenë nevoja që edhe ju të keni ide. A jeni munduar që të futeni në rrjedhen e biznesit, por nuk keni gjetur një zgjidhje krijuese apo ide të shkëlqyer? Ju mund të bashkoheni me inovator, vizionar dhe njerëz kreativ për të punuar në diçka të mahnitshme.

3.Startup Weekend është një arenë testuese e idesë suaj. Ju mund të pranoni të dhëna shumë të vlefshme prej ndërmarrësve me eksperiencë, panelistëve dhe pjesëmarrësve tjerë. Ngjarja është vendi i shkëlqyer për të kuptuar nëse ideja juaj ka marrë këmbët e veta apo jo.

4.Ju mund të provoni diçka të re. A jeni të lodhur prej rutinës suaj ditore? A po kërkoni një shfajësim për të ndjekur pasionin tuaj dhe për të shikuar se ku do t’ju dërgoj ai? Startup Weeknd ka filluar t’iu mundësojë njerëzve anembanë botës që të jetojnë jetën e tyre.

5.Ju mund të bashkëpunoni dhe shoqëroheni me komunitetin tonë që përbëhet nga kokat më të mençura dhe më kreative. Startup Weekend në të kaluarën ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për seanca të diskutimit të idesë, për biseda inspiruese dhe për lidhje që zgjasin shumë. Kjo është gjithashtu një mënyrë e mirë për t’u takuar me bashkëthemelues potencial.

6.Ju mund të mësoni shumë. Pjesëmarrësit e Startup Weekend vijnë me perspektiva, përvoja dhe shkathtësi të ndryshme. Përveç kësaj, ne do të kemi të pranishëm edhe folës që do të flasin në lidhje me sfidat dhe suksesin që kanë takuar gjatë udhëtimit të tyre.

7.Tani është koha që të shtyni vetën para. Nëse nuk keni bërë asnjëherë seancë maratonike duke praktikuar
shkathtësitë tuaja për të krijuar, Startup Weekend është vendi i përkryer për të shtyrë vetën dhe për të hulumtuar talentin tuja të papërpunuar. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme.

8.Ushqimi nuk do t’ju mungojë. Mëngjesi, dreka e darka janë aty pranë jush.

9.Ekskluziviteti. Startup Weekend organizohet për herë të parë në Tiranë, dhe ju do të jeni të parët pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje unike.

10.Ju mund të nisni brenda fundjaves, pa marr parasysh nëse po krijoni biznes, organizatë jofitimprurëse, blog apo diçka që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Startup Weekend ju ofron vendin, energjinë dhe themelet për t’ju bërë gati për të filluar.

Më shume informacione mund te gjeni këtu:http://tirana.startupweekend.org/

Organizatorë:
Lindita Komani, Flamur Mavraj dhe Maja Adriaensen


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama