Greqia merr ndihma ushtarake

Greqia merr ndihma ushtarake
SHBA-të i kanë dhënë Greqisë një ndihmë të madhe ushtarake prej 400 tankesh të tipit Abrams dhe 700 makina gjurmuese për transportin e ushtarëve të tipit M113. Lajmi publikohet vetem disa ore pas vizites se ministrit grek te Mbrojtjes Dhimitris Avramopulos ne Uashington dhe takimit te tij me homologoun amerikan Leon Paneta dhe shefin e shtabit te pergjithshem gjeneralin Martin Dempsey.

Sipas burimeve nga Ministria greke e Mbrojtjes behet fjale per mjete ushtarake me shumice ne ushtrine amerikane, si dhe per disa qe do te hiqen nga qarkullimi ne kuadrin e nje ristrukturimi te ri te saj. Ato konsiderohen si përfitime kompensuese ndaj Greqise  për ndihmën e ofruar nga forcat greke të armatosura në ceshtjen libiane por dhe ne mbrojtjen e rrugëve detare dhe navigacionit ndërkombëtar nga rreziqet e paraqitura prej akteve te pirateve somaleze.

Ajo qe ende nuk eshte sqaruar eshte fakti se kush do te marre persiper ekonomikisht transportin aq te kushtueshem te ketyre mjeteve luftarake drejt Greqise, ne kushtet kur Athina perpiqet te reduktoje sa me shume shpenzimet shteterore. Qarqe te Ministrise se Mbrojtjes greke deklarojne se ne se paguan ajo, atehere kjo dhurate eshte teper e kushtueshme dhe ndoshta e pavlefshme.

Pala greke po ben perpjekje paralelisht per te gjetur pronare greke anijesh te cilet do te marrin persiper vullnetarisht transportin e ketyre 1100 mjeteve ushtarake. Ministri Avramopoulos qe ka falenderuar palen amerikane per kete ndihme ka deklaruar ne Uashington se sistemi i mbrojtjes se Greqise pavaresisht krizes ekonomike vazhdon te ngelet nje nga me te besueshmit ne rajon dhe do te jete gjithnje ne sherbim te paqes,bashkepunimit dhe stabilitetit, ndersa ka marre edhe garancine e homologut amerikan Paneta se SHBA ofrojne ndihme dhe mbeshtetje te plote ndaj forcave ushtarake greke.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama