Regjistroni domainin tuaj .al

Ja cilat jane 11 shtepite me te shtrenjta ne Evrope

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite më parë

Ja cilat jane 11 shtepite me te shtrenjta ne Evrope
Ja cilat jane 11 shtepite me te shtrenjta ne Evrope

1.
139 milionë dollarë
Updown Court
Windlesham, Angli

Për të dytin vit radhazi, “Updown Court” mbetet shtëpia më e shtrenjtë jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Për këtë mos u habisni: shtëpia gjigande përbëhet nga 103 dhoma, pesë pishina dhe kinemanë e brendshme me 50 vende. Nga kjo pronë rrjedh vetëm pasuri, që nga dyshemeja e bibliotekës e zbukuruar me ar 24-karat dhe deri tek rrugica e mermertë plot ngjyra. Kush jeton atje nuk ka pse të largohet, pasi do të gjeni një fushë loje, një amfiteatër dhe një fushë tenisi, vetëm nëse doni t’i bëni një vizitë mbretëreshës së Anglisë, në kështjellën Uindsor aty pranë.

2.

92 milionë dollarë
Toprak Mansion
Londër, Angli

Kur një sipërmarrës turk ndërton një pallat neoklasik në Londrën moderne, rezultati është kjo hapësirë e pamasë që shihni në foto, pra, shtëpia “Halis Toprak”. Hapësira kryesore e ndërtuar për të jetuar të zotët e shtëpisë, pa përfshirë apartamentet e stafit dhe të të ftuarve, është rreth 8540 metra katror, që përfshin shkallët simetrike, katër kuzhinat dhe sallonin 24 metra të gjatë. Por nuk mjafton me kaq, kjo shtëpi ka edhe një kompleks argëtimi të brendshëm me pishinë, banjë turke dhe saunë, pa harruar edhe peizazhin piktoresk prej dy akrash.

3.
59 milionë dollarë
Shtëpia “Wittanhurst”
Londër, Angli

Në dukje ndërtesa më e madhe në Londër, pranë “Buckingham Palace”, shtëpia “Wittanhurst” bie në sy jo vetëm për hapësirën e pamasë, gati 12,200 metra katror, por dhe objektet luksoze të përshtatshme për një mbret. Kjo është një nga shtëpitë me të cilën londinezët mburren. Shtëpia me 25 dhoma, e ndërtuar sipas stilit të mbretëreshës Ana, ka një sallë vallëzimi jashtëzakonisht të madhe të veshur me dru, një kupolë me majën prej xhami, oxhakë të gdhendur me mermer dhe llambadarë të shumtë prej ari.

3. (4)

59 milion dollarë
Old Swan House
Londër, Angli

E ndërtuar në vitin 1875 dhe e projektuar nga arkitekti Sër Norman Shaw, ky pallat viktorian duhet se ju ofron çdo luks që mund të dëshironi. Shtëpia prej 5975 metra katror e vendosur pranë bregut “Thames” në Londrën qendrore ka tavane të lartë, oxhakë dhe dysheme prej mermeri dhe një sallë vallëzimi të shkëlqyer. Dhoma e diellit ka një tavan të palosshëm prej xhami dhe ndërsa hyni mund t’i ruani sendet me vlerë në kasafortën në hyrje. Për t’u argëtuar, do të gjeni një kuzhinë moderne, një dhomë ku mund të pini duhan dhe kinema. Shtëpia “Swan” është rinovuar dhe janë shtuar dhe 11 dhoma të tjera për stafin.

5.

53 milionë dollarë
Florentine Palace
Villefranche sur Mer, Francë

E vendosur në lartësi mbi një kodër, me pamje nga deti Mesdhe, kjo vilë me 25 dhoma të bën të hutohesh e të mahnitesh madje edhe kur sheh vetëm pishinën. Shtëpia faqeverdhë me pamje të rëndë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, përveç dhomave të shumta e super luksoze, ju ofron edhe një dhomë recepsioni, salla pritjeje të ndryshme nga njëra-tjetra. Pishina e brendshme është e mrekullueshme. Kjo vilë rrethohet nga një oborr i gjelbëruar prej një çerek akrash plot ngjyra marramendëse në të cilën ndodhet edhe pishina, pa harruar peizazhin fantastik që duket që nga maja e kodrës.

6.

42 milionë dollarë
Kështjella e lashtë
Aude, Francë

Kjo kështjellë e lashtë ndodhet mbi majën e një mali në një fshat piktoresk francez. Që nga shekulli i dhjetë ka qëndruar e shkatërruar, por fatmirësisht deri kohët e fundit. Arkitektëve dhe specialistëve i janë dashur gati 10 vite rinovimi për t’i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm dhe kështjella është gati për t’u admiruar. Kjo kështjellë e ndërtuar nga gurë të veçantë është shndërruar nga një fortesë, në një shtëpi banimi unike. Brenda saj ndodhet një sallon gjigand, një dhomë bilardoje, banjë të shumta, pishinë dhe pa tjetër, një kullë vëzhgimi.

6. (7)

42 milionë dollarë
Isla de sa Ferradura
Ibiza, Spanjë

Shumë pranë ishullit të Ibizës, ky ishull shkëmbor dominohet nga një çiflig i bardhë. Pronarit të saj i janë dashur shumë vite për ta pastruar këtë pronë derisa mbërriti në standardet e tanishme; Kjo shtëpi banimi jashtëzakonisht luksoze, funksionon edhe si një shtëpizë ku mund të fshiheni nga pjesa tjetër e botës. Mes lukseve kryesore të kësaj prone, mund të përmendim një teatër, kuzhinë profesionale, pishina me ujëvarë dhe bare, dhe një kompleks guvash në të cilat gjendjen banjë avulli, vorbulla dhe dhoma me diell. Ishulli mund të arrihet nga ajri, deti dhe toka përmes një rruge të ngushtë që e lidh me Ibizën.

8.

41 milionëdollarë
Vila “Palladian”
Londër, Angli

Megjithëse është ndërtuar në vitin 1965, kjo “shtëpizë” e rrethuar dhe me portën e saj të veçantë është frymëzuar nga dizajnët e lashtë. Rezidenca neoklasike ka një planifikim italian me element kryesor mermerin. Brenda saj fshihet një kuzhinë moderne, suita me më shumë se shtatë dhoma. Sytë verbohet që në momentin e parë nga dyshemeja prej mermeri të zbehtë, objektet luksoze dhe pishina e brendshme në stilin e një tempulli të lashtë. Në këtë shtëpi mund të kaloni pushimet e përkryera, pasi është e hapur për të gjithë ata që duan ta vizitojnë.

9.

41 milionë dollarë
Shtëpia “Heath”
Londër, Angli

Kjo pronë, e rrethuar nga më shumë se dy akra tokë, qëndron në krah të “Hampstead Heath” dhe ka një peizazh të larmishëm. Ndërtesa më e madhe ka 11 dhoma, gjashtë banja, një dhomë të ndriçuar nga dielli ku mund të vizatohet dhe një dhomë studimi. Por kjo pronë në Angli e quajtur ndryshe dhe “Shtëpia e shkurreve” nuk mjafton me kaq. Në këtë pronë përfshihet edhe një shtëpizë e veçuar për stafin, një pishinë dhe shtëpi tjetër për pishinën me pesë dhoma dhe hapësirë të veçantë për punonjësit. Edhe kjo shtëpi është e hapur për të gjithë pushuesit që duan t’i kalojnë ditët e pushimeve larg zhurmës.

10.
38 milionë dollarë
Restored Chateau
Francë

Ky është me saktësi vendi që dikush imagjinon kur lexon përralla me princër dhe princesha. Kjo kështjellë e madhe e mori formën e saj të tanishme në fund të shekullit të 19-të dhe një restaurim i kohëve të fundit e solli në standardet e fantazisë moderne. Hapësira e banueshme i kalon 5490 metra katror. Brenda mureve të saj mund të shihni oxhakë luksoze, një sallë vallëzimi dhe murin e lyer me dorë e gjithçka tjetër. Apartamenti “mbretëror” ka një banjë të rrumbullakët dhe një tarracë private. Hapësira e pamasë prej 300 akrash me kopshtin me dru portokalli përfshin shtëpinë e kopshtarit, ahure, hangarë, punishte dhe fushë tenisi.

10. (11)

38 milionë dollarë
Kështjella “Hilltop”
Capri, Itali

Do të ishte e vështirë të imagjinoje një banesë më dramatike se sa kjo godinë prej guri mbi majën e kësaj kodre. Edhe pse mund të duket e ndarë nga pjesa tjetër e tokës, brenda saj gjendet gjithçka që dëshironi. Si një nga vilat e perandorit romak Tiberius, ajo kurorëzon një kodër me pamje nga ishulli i Kaprit, dhe nëse do të shihni nga pishina, nuk do të dalloni asgjë tjetër veç reve në qiell. Kështjella prej 3119 metrash katrorë ka shtatë dhoma dhe pesë banje pa harruar edhe dy kuzhinat. Gjithçka është realizuar në mënyrën më të thjeshtë që mendja e një arkitekti mund të ndërtojë.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi