Anija-spital per fatkeqesite natyrore

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 muaj mė parė

Anija-spital per fatkeqesite natyrore
Anija-spital per fatkeqesite natyrore

Një dizenjues italian jahtesh, Marino Alfani 29 vjeç, ka krijuar një spital lundrues. Anija-spital mund t’i vijë në ndihmë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare dhe gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme kur vjen puna tek emergjenca të tipit si mbytja e kroçeres Costa Concordia.

Gjithashtu mund të lehtësojë sadopak fatkeqësitë natyrore si tsunami i vitit 2004 që shkatërroi të gjithë rrjetin rrugor në Indonezi. Anija mund të mbajë tre pjesëtarë ekuipazhi dhe nëntë doktorë e infermierë. Mendohet se rreth 50 persona në ditë mund të trajtohen në të ose 1500 në muaj. “Toka është e rrethuar nga uji dhe është e pabesueshme që nuk ka asnjë mjet për ndihmë të shpejtë në det”, është shprehur Alfani për ‘L’Eco di Bergamo’. Ai shtoi se anija është modeluar në spitalin e Bergamos (Itali). Ajo është 35 metra e gjatë, 15 metra e gjerë dhe 8 metra e lartë.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA