Shaqiri mund ekipin e tij te ardhshem / FC Basel 1 - FC Bayern 0

Shaqiri mund ekipin e tij të ardhshëm / FC Basel 1 - FC Bayern 0
Kanë fituar shqiptarët e Baselit kundër Bayern Munchenit. Ka qenë një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e dyshes së famshme nga Kosova, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka që kanë ndihmuar Baselin në ndeshjen e parë të kësaj faze të Ligës së Kampionëve.

Shaqiri ka ndihmuar ekipin aktual për të krijuar shumë raste të rrezikshme në portën e ekipit të tij të ardhshëm, dhe është zëvendësuar kah fundi i ndeshjes. Në minutën e 86 ishte Stocker që shënoi golin e madh të fitores për Baselin, që i jep shumë shpresë për ndeshjen e kthimit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama