"Shqiptarët për definicion janë poliglot të lindur. Askush nuk ka aparatin e të folurës më të përshtatshme për të folur me shpejtësi çdo gjuhë se sa shqiptarët. Qoftë kjo për grupin anglo-sakson, neolatin, e grupit kinez, sllav, etj dhe pikërisht në këtë buron edhe fakti i pasionit të tyre për gjuhët e huaja. Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, janë fluentë në italisht, duhet të hapën më shumë ndaj spanjishtes, ndaj gjermanishtes, por edhe ndaj gjuhës kineze, si gjuhë e dytë", tha Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha projektligji vendos në themel të arsimit parauniversitar standardet më të mira të shkollimit dhe e bazon këtë arsim në 3 disiplina kryesore gjuhën shqipe, leximin dhe matematikën.
Rama reagon në Twitter
Kreu opozitës Edi Rama ka shprehur pikëpamjen e tij në lidhje me deklarimet e kryeministrit Berisha për mësimin e gjuhës kineze. Nëpërmjet një komenti në Twitter Rama thotë se “Te mesojme kinezce per te shpetuar! Shpikja e sotme e Kryeministrit gjate krehjes para televizioneve teksa Shqiperia digjet nen debore.
Ndërsa një një tjetër mesazh në lidhje me situatën në zonat e bllokuara nga dëbora Rama shkruan se “Ndame ndihma ne zonat e bllokuara te Librazhdit.Asnje kembe shteti.Solidariteti njerezor i vetmi garant mbijetese.Faleminderit bashkiakeve socialiste”.