Goditja ndaj Aronica, Ibra 3 ndeshje jashte

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Goditja ndaj Aronica, Ibra 3 ndeshje jashte
Goditja ndaj Aronica, Ibra 3 ndeshje jashte

Goditja që kreu ndaj mbrojtësit Aronica në ndeshjen Milan-Napolit të luajtur këtë të dielë, do t’i kushtojë sulmuesit kryesor kuqezi, Ibrahimovich mungesën e tij në supersfidën ndaj Juventusit, të vlefshme për kampionat më datë 25 shkurt. Gjykatësi sportiv në Itali pasi shqyrtuan rastin në fjalë vendosën dënimin e shtatlartit suedez me 3 ndeshje të radhës në Serinë A, ndaj Udinezes këtë javë, më pas ndaj Cezenas dhe në fund ndaj Juventusit më 25 shkurt.

Ibra u skualifikua pas goditjes me pëllëmbë të mbrojtësit napolitan Aronica, kur ky i fundit ishte përfshirë në një debat me mesfushorin tjetër kuqezi, Nocerino. Goditja fillimisht i shpëtoi shikimit të gjyqtarit kryesor, por jo atij anësor. Pas konsultimit me këtë të fundit, gjyqtari kryesor, Nicola Rizzoli vendosi përjashtimin e Ibrahimovich me karton të kuq për gjestin e tij. Pak minuta pas vendimit të gjykatës sportive, Milani, nëpërmjet faqes zyrtare njoftoi se do të apelojë këtë vendim të marrë kundër lojtarit të tij duke e cilësuar atë si të tepruar.

Dënime janë dhënë edhe për disa lojtarë të tjerë të klubeve të Serisë A, Diakhite i Lacios ka marrë dy javë pezullim për ofendim të gjyqtarit, ndërsa Maicon, Mark Van Bommel, Lazzari dhe Paolo Cannavaro kanë marrë nga një ndeshje.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA