Emigrantet taksa edhe ne Sheqiperi edhe atje ku jetojne

Emigrantet, taksa edhe ne Sheqiperi, edhe atje ku jetojne
Edhe emigrantët shqiptarë që vijnë në shqipëri duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre personale nëse i kanë krijuar ato në shqipëri. Sipas ligjit, emigrantët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat tek tatimet edhe nëse nuk janë rezident fiskal në Shqipëri, pra edhe nëse jetojnë në Shqipëri më pak se 183 ditë në një vit.

Shqipëria ka marrëveshje taksimi me shumicën e vendeve kryesore ku kanë emigruar shqiptarët. Kjo do të thotë se ata emigrantë që punojnë në tregun formal dhe që i kanë paguar taksat në vendet e tyre të emigrimit, nuk paguajnë taksa shtesë kur deklarojnë në Shqipëri.  Por kjo masë mund të krijojë një tjetër problem. Një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë punojnë në tregun joformal, dhe nuk mund të dokumentojnë të ardhurat e tyre.

Qeveria përmes ligjit të amnistisë i ka dhënë mundësi, që emigrantët ti deklarojnë të ardhurat e tyre të pataksuara në vendet ku punojnë, kundrejt një takes prej 3 për qind të vlerës. Pasi afati i amnistisë të përfundojë, çdo emigrant që deklaron të ardhura, për të cilat nuk ka paguar taksa në vendin e emigrimit do paguajë 10 përqind në Shqipëri. Për momentin  realizimi i kësaj mase duket i vështirë. Por në të ardhmen, nëse qeveria rrit kontrollin dhe masat repressive, taksimi i emigrantëve mund të tkurrë kapitalin që ata sjellin në Shqipëri. Një ligj të ngajshëm ka miratuar edhe qeveria italiane që i takson emigrantët e huaj edhe për pasuritë që ata kanë në vendin e tyre, duke e bërë edhe më të vështirë marrëdhenien e tyre me oragnet fiskale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama