Sulmuesi shqiptar ka qenë autori i golit të dytë për skuadrën e tij, duke e ndihmuar që të marrë suksesin që i mban në vendin e tretë në renditjen e kampionatit. Pas momentit të vështirë të javëve të fundit, Berisha e ka festuar golin duke përqafuar trajneri Ante Postecoglu. Ky i fundit e ka mbrojtur atë gjatë kësaj periudhe dhe ka deklaruar shpesh se futbollisti shqiptar është sulmuesi më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë ndërsa të gjitha shanset që ka ekipi për të rifituar titullin varen nga forma e futbollistit shqiptar.
Për Berishën, ky ishte goli i 12-të i këtij kampionati, duke vazhduar të qëndrojë i vetëm në kryesimin e renditjes së golashënuesve. Ndonëse ai po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në Kampionatin Australian, ai është lënë në harresë nga FSHF e cila prej kohësh nuk merr në konsideratë grumbullimin e tij me fanellën kuqezi./lajmeshqip











