Gjithashtu, temperatura të tilla kanë përfshirë edhe vende si Italia dhe Franca, ndërkohë që Britania është në paralajmërim për rënie dëbore gjatë fundjavës.
“Mund të konfirmoj se ka pasur një rënie të furnizimit me gaz në shtete të ndryshme anëtare si në Poloni, Sllovaki, Austri, Hungari, Bullgari, Rumani, Greqi dhe Itali. Megjithatë, nuk është një situatë emergjente”, ka deklaruar zëdhënësja Marlene Holzner. Ndërsa korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se rënia e papritur e furnizimeve me gazin rus, që kalon përmes Ukrainës, po shkakton frikë për një përsëritje të krizës së vitit 2009, kur tensionet mes Moskës dhe Kievit cuan në ndërprerjen e furnizimeve për një pjesë të Evropës për rreth 2 javë. Vende si Bullgaria, Serbia dhe Bosnja varen pothuajse tërësisht nga Ukraina. “Gazprom”, kompania ruse që ka monopolin e eksportit të gazit, deklaroi të premten se po furnizonte brenda të gjitha mundësive.











