Ambasadori Sequi nga ana e tijsolli në vëmendje nënshkrimin e marëveshjes financiare mes Shqipërisë dhe BE-së , ku në sajë të saj 1.5 milionë lekë shkojnë për komunitetin rom.
“Lejoni të them se sot kam nënshkruar marrëveshjen financiare Shqipëri-BE 82 milion euro, brenda së cilës 1.5 milionë euro i takon ndihmës ndaj komunitetit rom. Kjo është arsyeja pse BE i jep një rëndësi të madhe përfshirjes së komuniteti rom. Kjo është edhe pjesë e 12 prioriteteve të BE, 1 prej tyre ka të bëjë me përshfirjen e romëve. Po ashtu mund të vëretohet edhe angazhimi ynë se në dhjetor 2011 BE ka bërë seminar me Shqipërinë për përfshirjen e komunitetit rom. Ndaj jam këtu sot për të shprehur mbështetje ndaj Avokatit të Popullit dhe së dyti se për arsye se prania ime është në përputhje absolute me mbështetjen e BE-së për komunitetin rom”,- theksoi Sequi. Ambasadori i BE, theksoi se ministri i Punës Spiro Ksera e ka siguruar se cësthja do të zgjidhet shumë shpejt.
Totozani dhe familjet rome u vizituan sot edhe nga ambasadorja zvicerane. Pas takimit ata dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat. Nga ana e saj, ambasadorja zvicerane u përgjigj interesit të gazetarëve për transparencën dhe kontrollin se ku shkojnë fondet e qeverisë zvicerane per shqiptaret ne nevoje. “Qeveria zviceriane mbështet projektin për romet dhe ky është projekt konkret. Unë jam e angazhuar vetë me këtë problem dhe kam takuar pjesëtarë të shoqatave dhe e kam kontrolluar mbërritjen e fondeve. Është e rëdnësishme që të japin kontributin tonë dhe shpresoj që qeveria shqiptare të gjejë zgjedhjen e duhur për këtë komunietit”,- u shpreh ambasadorja.
Familjet rome që kanë mbetur pa strehë pas diegies së barakave te stacioni i trenit kanë ngritur dje çadrat para institucionit të Avokatit të Popullit. Me dhjetëra romë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, janë mbledhur rreth orës 10:30 në oborrin e Avokatit të Popullit. Ata janë shprehur se ky do të jetë vendstrehimi i tyre deri në zgjidhjen e problemit nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. “Kemi fëmijë të vegjël, shumica janë sëmurë, nga i ftohti. Na dogjën shtëpitë, gjetëm një strehim tjetër, aty na përzunë, pasi toka kishte pronar. Drejtoritë në Ministrinë e Punës na kanë mbyllur derën. Kërkojmë zgjidhje”, shprehen ata.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, u takua dy ditë më parë me komunitetin rom. “Nëse kudo e bëjnë veshin shurdhët për ju, ejani në oborrin e Avokatit të Popullit për të ngritur çadrat, – u tha Totozani romëve. Këto familje të komunitetit rom kanë histori racizmi të përsëritur. Ky komunitet i vogël jetonte pranë stacionit të trenit në Tiranë, nga ku janë dëbuar me dhunë gjatë muajit të fushatës elektorale per Bashkinë e Tiranës, dhe më pas barakave u është vënë flaka.
Lajmi kthen Shqipërinë në gjithë mediat botërore
Ngjarja e djeshme në institucionin e Avokatit të Popullit ka patur një interesim të menjëhershëm dhe të pazakontë kur bëhet fjalë për Shqipërinë, në mediat ndërkombëtare. Me titullin “Avokati i Popullit në Shqipëri strehon fëmijët romë për ti shpëtuar nga ngrica dhe uria” gazeta e madhe amerikane Washington Post shkruante mbrëmë në sajtin e saj online se “avokati shqiptar i popullit ka marrë në mbrojtje brenda institucionit një dyzinë familjesh të komunitetit romë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, për ti mbrojtur nga ngrica dhe uria, kur ata mbetën në terren të hapur për shkak të dëbimit nga zona ku kishin ngritur banesat e tyre”. “Romët në Shqipëri jetojnë në periferi të qyteteve, të privuar në masë nga strehimi, punësimi dhe edukimi, – shkruan Washington Post
Lajmi gjendej mbrëmë edhe në sajtet online të agjensive, gazetave dhe televizioneve të njohura ndërkombëtare si Associated Press, Times, Standard, Bellingham, Sunherald, etj
Deklarata e Kabinetit të Avokatit të Popullit lidhur me ngjarjen:
Tetë familje rome me 59 anëtarë, mes të cilëve 37 fëmijë nga mosha 0 në 7 vjeç janë strehuar sot në kushte emergjence në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit në Tiranë. Avokati i Popullit, Igli Totozani, u takua dy ditë më parë me këtë komunitet romësh, të cilët ishin vendosur në “Tufinë”, pas incidentit të rëndë të djegies së barakave të tyre në zonën e “Stacionit të Trenit” në Tiranë, në muajin mars të vitit 2011.
Gjatë inspektimit të zonës, Avokati i Popullit ka konstatuar kushte shumë të vështira jetese të këtij komuniteti, me mungesa të plota të ujit, energjisë, ngrohjes dhe ilaçeve për fëmijët e prekur në masë nga virozat dhe kequshqyerja. Këtyre kushteve u është mbivendosur i ftohti i shkaktuar nga temperaturat e pazakonta të 48 orëve të fundit.
Këto familje ishin paralajmëruar për dëbim nga zona ku kishin ngritur çadrat e tyre brenda datës 01.02.2012. Pas konstatimit të situatës së rëndë, Avokati i Popullit premtoi strehimin e drejtpërdrejtë të tyre në ambientet e institucionit, nëse shteti nuk gjente zgjidhje në përshtatje me kushtet e tyre të emergjencës.
Sot në datë 01.02.2012, që në orët e para të mëngjesit, 8 familje të dëbuara të këtij komuniteti rom, ngritën çadrat në oborrin e Avokatit të Popullit. Gratë dhe fëmijët u strehuan në ambientet e brendshme të këtij institucioni.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, u shpreh se këto çadra do të mbeten në këtë ambient derisa këta qytetarë të Tiranës të marrin zgjidhje përfundimtare dhe thekson se po vijojnë bisedimet me Ministrinë e Punës për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Avokati i Popullit, përveç asistencës së strehimit, thirri edhe shërbimin mjekësor për rastet e fëmijëve të sëmurë. Stafi i Avokatit të Popullit do ta kalojë natën pranë këtyre familjeve.
Avokati i Popullit
Kabineti











