Shkarkimi i Spahiut mbledhja e 2-te e Komisionit

Shkarkimi i Spahiut, mbledhja e 2-te e Komisionit
Komisoni Hetimor per shkarkimin e nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu mblidhet sot ne mbledhjen e tij te dyte. Sot pritet miratimi i programit te punës dhe mënyra e kryerjes së hetimeve per veprimtarine e Spahiut. Afati i shtrirjes së hetimeve do të jetë tri javë dhe në këtë hark kohor, pesë deputetët e Partisë Demokratike do të duhet të përgatisin një raport lidhur me veprimtarinë e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Me përfundimin e raportit, ai do t’i dërgohet Parlamentit për t’u votuar në seancë plenare. Ne mbledhjen e pare, nënkryetarit te KLD-së, Kreshnik Spahiu iu la në dispozicion dy javë kohë për të vendosur se kur do të raportojë para Komisionit Hetimor Parlamentar dhe për të paraqitur mbrojtjen e tij përballë 5 anëtarëve të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e parë të konstituuimit të Komisionit Hetimor nuk kanë marrë pjesë anëtarët e opozitës, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta njohin këtë komision, pasi sipas tyre, i mungon morali.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se Kuvendi do t’i drejtohet me një shkresë zyrtare nënkryetarit të KLD-së dhe të jetë ky i fundit që të caktojë datën që preferon për të bërë mbrojtjen nga faktet që pritet të mbledhë maxhoranca. Alibeaj ka ironizuar me aktivitetet e Aleancës Kuq e Zi, duke thënë se ky lëshim, për të caktuar vetë datën e raportimit, bëhet për shkak të impenjimeve të shumta që mund të ketë Kreshnik Spahiu.

“Për t’i dalë para çfarëdolloj të papriture, ne do të lejojmë që t’ia ofrojmë këtë mundësi të përcaktojë ai vetë se kur e ka të mundshme, për shkak të impenjimeve që mund të ketë ditën që mund të vijë në komision për ta dëgjuar”, theksoi Alibeaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama