Mbledhja e radhës e komisionit është parashikuar të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:30.
PS: Komisioni hetimor, për interesa partiake
Vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u votua ne seancen e fundit plenare te Kuvendit, pa asnjë surprizë.
Me votat pro te mazhorances dhe voten kunder te opozites, u ngrit komisioni që per tre jave do te hetoje veprimtarine e Kreshnik Spahiut me objekt diskretitimin e figures se nje funksionari te larte shtetëror dhe shkeljen e Kushtetutës. Per opoziten, e cila beri te qarte se eshte e pakenaqur nga ushtrimi i detyres se zotit Spahiu si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ky vendim merret per intresa partiake te demokrateve, ndersa demokratet thone se vendimi, megjithese i vonuar, mbron dinjitetin e kuvendit, qe ka zgjedhur Kreshnik Spahiun ne ate detyre.
"Vendimi për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar veprimtarinë e nënkryetarit të KLD-së, as na bashkon dhe as na ndan nga ju, sepse për ne dhe jo vetëm për ne, është i qartë qëllimi juaj i vërtetë. Ju nuk ju intereson veprimtaria e zotit Spahiu si nënkryetar i KLD-së, por e ardhmja politike dhe në politikë e tij dhe e kryetarit të KLD-së. Trembeni se do t’ju marrin votat dhe nuk keni faj për këtë, por nuk do të arrini as të ruani vota dhe as të merrni vota, duke prerë koka", tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj në seancën plenare ku u votua për këtë komision.











