Ora 3:44 me e shpeshta per nje zgjim gjate nates

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Ora 3:44 me e shpeshta per nje zgjim gjate nates
Ora 3:44 me e shpeshta per nje zgjim gjate nates

Herën tjetër që do t’iu rastisë të çoheni në mesin e natës hidhini një sy orës pasi me shumë mundësi do të tregojë 3:44. 3:44 është një orar në të cilin zgjimi është më i shpeshtë, kjo bazuar në një hulumtim të kryer mbi gjumin nga shtëpia farmaceutike A. Vogel. Studiuesit megjithatë nuk kanë dashur të japin rezultate të nxituara mbi arsyen e zgjimit në këtë orar, pasi shkaqet duhet theksuar se janë të shumta: jo vetëm preokupimet për jetën, si në aspektin dashuror apo në atë profesional, por dhe për partnerët më të cilët flini pasi ata mund të gërhasin dhe të jenë të zhurmshëm. Edhe kafshët shtëpiake shpesh herë janë një faktor në zgjimin në mes të natës.

“Është për tu habitur se sa keq flenë disa persona”, - komentoi një prej autorëve të kërkimit.

“Një prej problemeve që shumë njerëz hasin është fakti se gjatë gjithë ditës janë në aktivitet dhe sapo mbërrijnë në shtëpi shtrihen të flenë. Në këtë rast mungon pjesa e pushimit para se të shtrihen”, - shtoi ai.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA