Qeshni, sot eshte e hena me e lumtur e vitit

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Qeshni, sot eshte e hena me e lumtur e vitit
Qeshni, sot eshte e hena me e lumtur e vitit

Edhe pse fillimi i javës është gjithmonë i mërzitshëm dhe e hëna konsiderohet si dita më depresive e javës, por kjo e sotmja është krejt ndryshe, thonë ekspertët. Këtë javë hyjmë në muajin e ri dhe psikologët mendojnë se dita e parë e kësaj jave është njëra nga ditët më të lumtura të vitit. Ka shumë arsye për këtë gëzim, ndërsa njëra nga kryesoret është përmirësimi i gjendjes financiare. Pas festave të fund vitit dhe pushimeve dimërore xhepat dhe llogaritë bankare na janë zbrazur.

E hëna që na fut në muajin e ri, sipas psikologëve, është dita kur ndjejmë forcë dhe optimizëm dhe për këtë arsye këtë ditë jemi shumë të lumtur. Po afrohet dita kur në llogarinë tonë bankare do të “derdhet” paga e shumëpritur dhe për këtë arsye e shohim dritën në horizont gjithnjë e më shkëlqyese. “Të hënën më 30 janar të gjithë shkojmë në punë me një elan të ri. Kjo është dita kur ndjehemi më të lumtur se kurrë”, thotë David Holmes, psikolog në Universitetin Manchester Metropolitan. Holmes vlerëson se sivjet do të jenë gjithsej 11 ditë të lumturisë kolektive përfshirë edhe ditën kur fillon numërimi veror i kohës.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA