Kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë ka deklaruar se programi që u zgjodh për të shpëtuar Greqinë nga kriza nuk po funksionon. Rastin e krizës greke kancelarja e ka cilësuar si të veçantë dhe sipas saj ajo që duhet bërë tani është të qetësohet situata dhe të rikthehet besimi në tregje. Gjithashtu Merkel u ka bërë thirrje vendeve që janë në borxhe që të kryejnë më shumë reforma sepse duke marrë më shumë hua nuk e luftojnë krizën. Ndërkaq, Berlini bën të ditur se raporti i Trojkës për ecurinë e stabilitetit të Greqisë do të jetë gati të hënën e ardhshme.