Ina Rama Asnje telefonate me Ramenme Topin po

Ina Rama: Asnje telefonate me Ramen,me Topin po
Kryeprokurorja Ina Rama, duke zbardhur detaje rreth hetimit te 21 janarit, ka mohuar të ketë zhvilluar biseda telefonike me kreun e PS-së, Edi Rama, jo vetëm për 21 janarin, ndërkohë që pranon komunikimin në vazhdimësi me kreun e shtetit, Bamir Topi.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam folur në telefon me Ramën. Me presidentin kam folur atë ditë dhe në vazhdimësi. Ka qene komunikim institucional”- tha Ina Rama.

Gjatë intervistës së dhënë për ‘Opinion’, Ina Rama ka sqaruar zhvillimin e hetimeve, duke deklaruar se ai nuk është një hetim i vonuar për vetë kompleksitetin e vet. Ajo ka deklaruar se llogarite i ben vetem me ligjin dhe me asgje tjeter. “Perderisa nuk e kam shkelur ligjin, nuk kam perse te kem frike”- tha ajo, ne pergjigje te pyetjes se gazetarit Blendi Fevziu per akuzat e kryeministrit, duke i quajtur ato si presion per hetimin. Duke ju referuar debatit mbi urdhrat e ndalimit të gjashtë ofektivëve të Gardës në ditët pas 21 janarit kryeprokurorja tha se arrestimi u bë i shpejtë me 3 të parët që të mos kishin mundësi të manipulonin rrëfimet.

“Ne bëmë verifikimet më pas dhe pamë që në fakt ai nuk ishte zinxhiri komandues i Gardës. Në 21 janar konstatuam disa ngjarje që kishin të bënin me një produkt kriminal. Kishim tre viktima dhe një i plagosur rëndë e gjashtë të plagosur. Kishim edhe afro 36 punonjës policie të lënduar. Patëm pamjet filmike që u transmetuan dhe plumbat që vinin nga brenda territorit. U kqyr pjesa jashtë territorit dhe nuk u gjet asnjë gëzhojë. Kishim deklaratën e një mjeku që tha se viktimat janë goditur me puthitje. Prokurorët konstatuan ushtarë të gardës duke mbledhur gëzhoja. Pamë se megjithëse dyshimet të çonin tek Garda kishte tendencë për manipulimin e hetimit, pamë refuzimin, mbledhjen e gëzhojave dhe arsyetimi që bëmë ishte kush ka qenë nga Garda në atë territor atë ditë. Pamë planin e masave të Gardës dhe këta individë ishin nëkrye të njësive të dislokuara në kryeministri. Pamë se këta kishin marrë përsipër të menaxhonin situatën në godinën e këshillit të ministrave. Duke patur dyshimet se plumbat kishin ardhur nga garda, duke patur dyshime se procesi nisi dhe po tentohej të manipulohej pamë të arsyeshme të pyesnim dhe të ndalonim gjashtë komandantët pa ju lënë mundësi të përpunonin një strategji për deklarimet që do të bënin. Duke parë që procesi po manipulohej ne morëm në pyetje gardistët në mënyrë që të mos manipuloheshin të dhënat, të mos të kishin kohë”- tha ajo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama