"33 deputetët demokratë në kërkesën e tyre kanë parashtruar veç të tjerash edhe shkeljet e bera nga Spahiu", tha Gumi.
Ndërkohë Fatmir Xhafaj, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi menjëherë votën kundër krijimit të këtij komisioni hetimor, jo për shkak se PS është në mbrojtje te Spahiut, por se praktika e ngritjes së një komisioni bie ndesh me ligjin.
"Kjo është një nismë e cenueshme në frymën kushtetuese. Kërkesa dhe mënyra se si është hartuar, është një gjë e sforcuar dhe nuk është në përmbushje të kritereve të Kushtetutës", tha tha Xhafaj. Por sipas tij, më e rëndësishme dhe më problematike për kampin demokrat është e ardhmja politike e nënkryetarit dhe kryetarit të KLD-së. "Ju trembeni për të ardhmen e tyre politike, por nuk do të arrini të ruani vota duke prerë koka", tha Xhafaj.











