Kuvend, miratohet ngritja e komisionit hetimor, rrezohet kerkesa e Spahiut per ta degjuar ne Kuvend

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Kuvend, miratohet ngritja e komisionit hetimor, rrezohet kerkesa e Spahiut per ta degjuar ne Kuvend
Kuvend, miratohet ngritja e komisionit hetimor, rrezohet kerkesa e Spahiut per ta degjuar ne Kuvend

Në seancën e sotme që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë, mësohet se vetëm pak minuta më parë është miratuar ngritja e komisionit hetimor për hetimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Që nga ky moment hyn në fuqi ngritja e këtij komisioni.  Ngritja e këtij komisioni u miratua  me 73 vota proi, ndërkohë që bëhet e ditur se 57 deputetë kanë votuar kundër ngritjes së këtij komisioni. Gjithashtu, bëhet e ditur se Partia Socialiste nuk  ka propozuar asnjë emër për të qenë pjesë e këtij komisioni hetimor. Në këtë mënyrë, arrihet në përfundim se Kuvendi ka refuzuar kërkesën e Kreshnik Spahiut për ta dëgjuar në Kuvend para marrjes së një vendimi. Gjithashtu janë bërë publik edhe anëtarët e këtij komisioni hetimor. Mësohet se Enkelejd Alibej do të jetë kryetar i këtij komisioni, ndërsa Gert Bogdani, Ramiz Cota dhe Ledina Alliolli do të jenë anëtarët e këtij komisioni hetimor për shkarkimin e Kreshnik Spahiut.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA