Liria e medias, Shqiperia e parafundit ne rajon

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Liria e medias, Shqiperia e parafundit ne rajon
Liria e medias, Shqiperia e parafundit ne rajon

Niveli i lirisë së medias në Shqipëri gjatë vitit të lamë pas është përkeqësuar. Këtë e thotë organizata “Reporterët pa Kufij”, të cilët në renditje e publikuar e zbresin Shqipërinë 16 vende më poshtë. Vendi ynë është pozicionuar në vendin e 96-të duke lënë pas Kamerunin, Guatemalën, Brazilin, Mongolinë etj. Ndërsa më mirë se ne janë pozicionuar vende si Republika Domenikane, Kongo, Zambia, Timori Lindor, Kenia, Madakaskari etj.

Sa i takon krahasimit me vendet e rajonit askush nuk është më keq përveç Malit të Zi, i cili është në vendin e 106. Ndërkohë Maqedonia renditet dy vende sipër Shqipërisë, Serbia gjendet në vendin e 80, Bosnjë Hercegovina në vendin e 58 ndërsa Kroacia është e 68. Sa u takon vendeve me lirën më të madhe të medies në krye prej vishtesh vazhdojnë të qëndrojnë Finlanda dhe Norvegjia, më pas vijnë Estonia dhe Holanda. Kurse vende ku lira është shumë e kufizuar janë Eritrea, Koreja e Veriut, Siria dhe Taxhikistani.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA