Masa e arrestit 3 te akuzuarit sot ne Gjykate

Masa e arrestit, 3 te akuzuarit sot ne Gjykate
Ish- komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe eksperti IT-se prane kryeministrisë, Armando Kasaj pritet të dalin sot rreth drekes para trupit gjykues ne Gjykaten e Tiranes, per t’u njohur me masen e sigurise. Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës ka vendosur per ta ne mungese masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nderkohe qe prokuroria ka kerkuar masen “arrest me burg” per tre te akuzuarit per 21 janarin.

Sipas akuzes, Ndrea Prendi ka konsumuar veprën penale të vrasjes, pasi nga arma e tij eshte vrare demonstruesi Faik Myrtaj. Ndërsa për shoferin e komandantit të gardës, Margarit Kume, prokuroria thekson se ai duke dashur të ndihmojë për të shmangur nga përgjegjësia ligjore Ndrea Prendin e ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit.

Ndërkohë në lidhje me regjistrimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, Prokuroria thekson se rezultojnë se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011 dhe dyshohet se ka fshirë të gjitha regjistrimet. Ne seancen e sotme, te akuzuarit kane te drejte te bejne deklarimet e tyre lidhur me qendrimin qe do te mbajne per akuzen e prokurorise.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama