“Shqipëria nuk përjetoi një reduktim thelbësor të investimeve private, vendase apo të huaja, ndonëse fuqia investuese e shtetit
ra”– shkruhet në artikullin e SETimes.
Sipas këtij protali efeketet e krizës në Shqipëri filluan të ndjehen në fund të 2008-ës dhe shenja e parë ishte tërheqja e kursimeve nga bankat.
“Ekonomia shqiptare nisi t’i ndjejë efektet e krizës në vjeshtën e 2008-ës. Shenja e parë qe tërheqja e pjesshme e kursimeve, për fat të mirë, në shkallë të ulët, pa shenja paniku, por jo më pak e rëndësishme, dhe bankat morën një qëndrim konservator lidhur me kreditë. Pati gjithashtu reduktime të eksporteve dhe më pas reduktime të importeve”- shkruan portali.











