Prokuroria: Prendi vrau Faik Myrtajn, t’u hiqet imuniteti Bares, Doshit dhe Balles

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 muaj mė parė

Prokuroria: Prendi vrau Faik Myrtajn, t’u hiqet imuniteti Bares, Doshit dhe Balles
Prokuroria: Prendi vrau Faik Myrtajn, t’u hiqet imuniteti Bares, Doshit dhe Balles

Kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama në konferencën për shtyp është shprehur se Ndrea Prendi është autori i vrasjes së Faik Murtajt gjatë protestës së 21 janarit të vitit të kaluar.

“Nga pistoleta e Prendit janë realizuar 11 të shtëna. Nga një prej predhave është qëlluar për vdekje dhe Faik Myrtaj. Predhat e tjera janë gjetur në pemët dekorative. Ai ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë me Margarit Kumes (shofer i tij). Prendi ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën e armës ë tij që të bënin të pamundur verifikimin”, tha kryeprokurorja Ina Rama.

Gjithashtu kryeprokurorja nënvizoi se Armando Kasaj është përgjegjës për fshirjen e filmimeve të regjistruara nga 11 kamerat e kryeministrisë me 21 janar. “Në orën 19:24 deri në  19:36 pamjet janë hedhur në një pajise të jashtme. Gjatë kësaj kohe kanë qenë në punë 11 kamera për regjistrim të cilësisë së lartë. Pajisjes i është bërë riformatim duke fshirë të gjitha filmimet, edhe ato gjatë protestës”, tha ajo.

Ina Rama ka theksuar se “duhet të vazhdojnë hetimet për gjetjen e personave përgjegjës për ngjarjen” duke shtuar se për deputetët Besnik Bare, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjen është kërkuar nga Kuvendi heqja e imunitet.

Në konferencën që mbajti kryeprokurorja ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu. Ambasadori në fjalën e tij theksoi se hetimi i prokurorisë së Përgjithshme “nuk është i motivuar politikisht”. Nga ana tjetër lidhur me protestën e 21 janarit, ai tha se “protesta nisi me një provokim ndaj policisë, e cila më pas u ndoq me një përkeqësim të situatës, e cila konkludojë me vrasjen e katër protestuesve”.

Berisha pezullon Prendin

Zëdhënësja e kryeministit Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp pas marrjes në pyetjet dhe lëshimit të urdhër-arrestit ndaj komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi, duke lajmëruar se kreu i qeverisë e ka pezulluar atë nga detyra. Erla Mëhilli njoftojë se Berisha në vend të Prendit ka komanduar Artan Hoxhën në pozicionin e tij.

“Kryeministri, në respektim të vendimit të Gjykatës të Tiranës, ka vendosur pezullimin nga detyra, të Gjeneral Ndrea Prendi dhe të komandojë në këtë detyrë, Shefin e Shtabit të Gardës së Republikës, NënKolonel Artan Hoxha”, tha Mëhilli. Më tej zëdhënësja e Berishës edhe pse tha “Berisha ka besim tek sistemi ynë i drejtësisë” ka nënvizuar se “prokuroria ka prishur dhe shitur prova” dhe se “gjatën një viti nuk ka asnjë arrestim nga organizatorët” e protestës së 21 janarit.

“Janë të lirë të gjitha ata që pohuan me shkrim se kishin ardhur për të rrëzuar qeverinë. Berisha konsideron se me qëndrimin ndaj organizatorëve Prokurorja e Përgjithshme dëshmon se për një mandat të dytë ishte element thelbësor i sulmit”, u shpreh zëdhënësja e Berishës. Tre urdhër-arrestet për Prendin, Kumes dhe Kasajt erdhën pas ekspertizës së FBI-së. Ndaj Prendit rëndon akuza e vrasjes, ndërsa ndaj shoferit të tij Margarit Kume ajo e fshehjes së të vërtetës gjithashtu edhe për Kasajn që punon si inxhinier IT në kryeministri.


Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA