Dritan Prifti reagon per videon e transmetuar ne Klan: Me liruat nga nje akuze publikisht

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

Dritan Prifti reagon per videon e transmetuar ne Klan: Me liruat nga nje akuze publikisht
Dritan Prifti reagon per videon e transmetuar ne Klan: Me liruat nga nje akuze publikisht

Deputeti Dritan Prifti ka reaguar pasi në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan është transmetuar një video e tij me ish/zëvendësministrin Leonard Beqiraj. Video, e cila ka qenë vështirë të dëgjohej mirë, sipas Priftit është e shkurtuar dhe është transmetuar pa zë qëllimisht. Shfaqja e videos, sipas Priftit, shkel sekretin hetimor, pasi ajo po hetohet. “Do ishte mirë të jepej me zë kjo video sepse dëgjohet mirë dhe dikush ia ka ulur zërin me qëllim.

Video e plotë është 45 minuta. E kam regjistruar unë dhe të garantoj që s’ka asnjë sekondë korrupsion. Marrëdhënia është private, s’ka asnjë lidhje me detyrën shtetërore. Do doja shumë të isha dhe unë në studio për të sqaruar gjërat. Prokuroria ka 13 muaj që heton. Spartaku tha që janë pyetur 400 persona, më shumë se për tragjedinë e Gërdecit. Unë kam dhënë pëlqimin tim për shtyrjet e hetimeve sa here është kërkuar.

Siç e dini Gjykata e Lartë videon që ju treguat e ka shpallur që nuk ekziston sepse është siguruar në mënyrë të jashtëligjshme. Pavarësisht se Gjykata e ka shpallur zero këtë video, unë nuk kam kërkuar ndalimin e hetimeve, sepse dua të dalë e vërteta. Kishe zgjedhur panel te njëanshëm sot në emision. Ka pasur shume gjëra të jashtëligjshme sot. Gjokutaj foli kundër klientit të tij dhe si avokat duhet t’i hiqej licenca. Transmetimi i videos ka shkelur sekretin e hetimit. Megjithatë bëtë mirë se më liruat nga një akuzë publikisht,” ka deklaruar Prifti.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA