440 prona shteterore ne shitje

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

440 prona shteterore ne shitje
440 prona shteterore ne shitje

Të shesësh në kohë krize duhet të kesh guxim dhe këtë po e provon qeveria shqiptare. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, siç publikoi gazeta “Shqip” ditën e premte, me kohë po punon për nxjerrjen në shitje të qindra pronave shtetërore.

“Planifikojmë të shesim rreth 440 asete shtetërore, me një vlerë rreth 5.6 miliardë lekë, të cilat janë dërguar në Ministrinë e Financave për vazhdimin e procedurës së shitjes, një shifër kjo dy herë më e lartë se sa ajo e vitit 2010”, - u shpreh ministri Nasip Naço.

Qeveria synon të krijojë të ardhura të mjaftueshme në kohë krize, sfidë kjo që kërkon kurajë, pasi rastet precedentë dëshmojnë për dështime radhazi, me INISG, “Albpetrol” etj. Për kompaninë e naftës, Ministri garantoi se privatizimi do të mbyllet me patjetër brenda vitit. “Kalimi i ligjit në Parlament për privatizimin e 100 për qind të aksioneve të ‘Albpetrol’ do të thotë se ka interes të ndjeshëm nga investitorë strategjikë për këtë kompani”, - tha Ministri, duke shtuar se, “do të shesim 100 për qind asetet e kësaj kompanie. Por sigurisht që do të marrim rentën minerare, do marrim taksat e gjithë të tjerat dhe vetëm dy vitet e fundit ne kemi përfituar vetëm nga renta minerare rreth 90 milionë dollarë. Interesi është”.

Sakaq, po vazhdohet me procedurat për kompaninë ARMO, për të cilën po përgatitet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për llogaritjen e paketës së aksioneve për punonjësit e shoqërisë dhe për ish-pronarët e truallit, me qëllim që të mundësohet më pas edhe shitja e aksioneve të mbetura të kompanisë shtetërore.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA