Piloti kosovar falenderon Pacollin per lirimin

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

Piloti kosovar falenderon Pacollin per lirimin
Piloti kosovar falenderon Pacollin per lirimin

“Po mos të kishte qenë Pacolli, asnjë njeri i këtij vendi, i trojeve shqiptare nuk do të mund ta kthente James Berishen në Kosovë. Pesë muaj  në burgun e Eritresë, secila ditë në burgun afrikan ishte si me qenë një vit në liri”. Ka qënë ky reagimi i menjëhershëm i ardhur pas deklaratës së kongresmenit amerikan, Eliot Engel. Ai ditën e sotme, me anë të një njoftimi të zyrës për shtyp, mori përsipër meritat sa i takon lirimit të këtij të fundit.

Piloti kosovar me nënshtetësi amerikane, James Berisha, i cili për pesë muaj rresht është mbajtur në paraburgim nga autoritetet e shtetit të Eritresë, mbërriti sot në Prishtinë. Ai ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi ende nuk ka marrë një pasaportë diplomatike. Berisha ka theksuar se gjithçka ka nisur në Aeroportin e shtetit diktatorial, duke e cilësuar atë si agjent të Shërbimit Informativ Amerikan, pasi pasaporta e tij ka qenë amerikane.

Ndërsa një ditë më parë raportohej se piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha është liruar nga autoritetet e Eritreas, pas vizitës që zëvendëskryeministri i parë, Pacolli, i bëri këtij vendi, një reagim tjetër vjen sot. Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, me anë të një njoftimi ka marrë përsipër meritat për lirimin e pilotit shqiptaro-amerikan.

“Është një lehtësim i madh që James është liruar nga burgu dhe është larguar nga Eritrea. Ky është një festim i vonshëm për familjen Berisha dhe i dëshiroj Jamesit bashkim të shpejtë me të dashurit e tij. Kam punuar në prapaskenë për lirimin e Berishës, tani e disa muaj dhe i falënderoj autoritetet e Eritresë që e aprovuan kërkesën time humanitare për ta liruar. Edhe të tjerë kanë ndihmuar për të bindur eritreanët për ta liruar Jamesin, prandaj për të gjithë që kanë ndihmuar që ai të lirohet, ju them faleminderit”, ka shkruar më tej Engel.

 

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA