Regjistroni domainin tuaj .al

Fatmir Musaj: 50 vjet histori e filmit shqiptar, brenda 2012 ne muze

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite më parë

Fatmir Musaj: 50 vjet histori e filmit shqiptar, brenda 2012 ne muze
Fatmir Musaj: 50 vjet histori e filmit shqiptar, brenda 2012 ne muze

Godina e ish-Kinostudios sot “Alba Film”, e cila degradon çdo ditë brenda këtij viti do të kthehet në identitet. Një ide e drejtorit Fatmir Musaj për ta kthyer këtë vend në një muze filmi, do ta bëjë këtë godinë që ajo të prezantojë pasurinë e kinematografisë shqiptare. Janë 50 vjet histori e filmit shqiptar, që pasqyrojnë jetën e popullit shqiptar në këto vite, dhe sipas drejtorit Musaj nuk duhet hedhur poshtë. Drejtori Fatmir Musaj thotë se çdo ndryshim në godinë do të bëhet në funksion të ngritjes së muzeut të filmit shqiptar, i cili do të përfshijë një historik të artit të kinemasë, gërshetuar me informacione që do ta bëjnë gjithnjë aktual për kohën.

Muzeu do të ketë një hapësirë të konsiderueshme të “Alba Filmit” dhe drejtori Musaj tregon se stafi i cili arrin deri në 13 persona së bashku me zyrat në këto mjedise do të zhvendosen në papafingon e ndërtesës, duke i lënë gjithë hapësirën e godinës muzeut të filmit.

Çfarë do të sjelli viti 2012 në ish Kinostudio sot “Alba Film”?

Kam siguruar dhe kam punuar për gjithçka ka pasur në Kinostudio, që nga rekuizita dhe ambientet të dhëna me qera, për ta nxjerrë këtë institucion me të ardhura për të bërë të mundur një hap të mëtejshëm dhe për ta kthyer në një qendër muzeale, e cila do të jetë e rëndësishme jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë. Ky është një projekt unik dhe nuk kemi sot një muze të tillë, ku të gjithë vendet që kanë prodhuar filma e kanë një muze të tillë. Duhet të kemi parasysh, që në kohën e diktaturës Kinostudio ka qenë një fabrikë filmash, që prodhonte deri në 14 filma në vit. Ishte një armatë e tërë njerëzish për të prodhuar filmat në kohën e diktaturës, por megjithatë nga këta filma ka shumë prodhime që ia vlejnë për tu arkivuar ose konservuar në muze, sepse janë 50 vjet krijimtari artistike që pasqyrojnë jetën e popullit shqiptar në këto vite dhe nuk duhet hedhur poshtë.

Si është menduar të ndërtohet ky muze?

Muzeu nuk ka të bëjë vetëm me filmat, por dhe me aktorë, regjisorë, producentë, kostumografia, janë filma që kanë lënë gjurmë dhe populli vijon të ketë nostalgji për këto prodhime, pasi janë pjesë e historisë. Në këtë kuadër, duke qenë se jemi një institucion vetadministrues i pronës që ka, të cilën e ka dhënë dhe me qera, njëkohësisht ky muze do të jetë dhe edukues për brezat që do të vijnë, për të kaluarën që ka qenë, sepse filmi pasqyron një pjesë të historisë së popullit tonë. Ky projekt ka nisur si ide në muajt e fundit të vitit që lamë pas. Është bërë projekti dhe do të fillojë me rikonstruksionin e godinës, për të cilën unë kam mbledhur fonde nga qeratë, të ardhura që i takojnë tre viteve. Unë e kam gjetur me shumë pak lekë institucionin dhe e kam konsoliduar me një buxhet të mjaftueshëm për të bërë një muze modest. Qeraja ka të bëjë me mediat që kanë zënë mjedise në Kinostudio, por pjesë e qerasë është dhe rekuizita.

Sa hapësirë do të zërë ky muze, i cili këtë herë do ti takojë kinematografisë shqiptare?

Muzeu do të ketë një hapësirë të konsiderueshme të “Alba Filmit”. Stafi ynë arrin deri në 13 persona dhe mendoj se është luks të mbash shumë zyra në këtë godinë. Me këtë rast unë do ti heq zyrat nga këto mjedise dhe do të shfrytëzoj papafingon e ndërtesës për zyra, ku do të qëndrojë stafi i “Alba Filmit”, duke i lënë gjithë hapësirën e godinës muzeut të filmit.

Janë të mjaftueshme fondet për të ndërtuar këtë muze?

Mendoj se unë i kam fondet e mjaftueshme për ta filluar dhe iniciuar këtë projekt. Nëse burimet tona do të shterojnë unë jam i bindur se plot organizma të tjerë do të kenë dëshirë të kontribuojnë në mënyrë transparente që të kontribuojnë në një muze të vendit të tyre, qoftë kompani private apo institucione shtetërore. Në dispozicion për muzeun janë 60 milionë lekë dhe nga këto mendoj që 40 milionë lekë do të duhen për rikonstruksionin e godinës. Ky projekt mendoj se nuk ka të bëjë shumë me sipërfaqen e godinës se sa ka të bëjë me delikatesën e saj, sepse ka të bëjë si jashtë ashtu dhe brenda godinës. Godina ka nevojë për një rikonstruksion total të çatisë, suvasë etj. I njoh mirë problemet e ndërtimit dhe di shumë mirë se si ta kthej në një vepër arti. Kompania që do të përzgjedh duhet të ketë një licensë për vepra arti. Në muze do të hyjnë elementë cilësorë të kohës, si druri, hekuri, ajri i kondicionuar që është shumë i rëndësishëm dhe të gjitha këto janë të kushtueshme.

Kur pritet të përfundojë ky projekt?

Ky projekt do të përfundojë brenda këtij viti dhe vjen dhe në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Që të përfundojë sa më shpejt ky projekt unë do të punoj në mënyrë paralele, që do të thotë në momentin që do të nisë rikonstruksioni, ku pritet të marr javën që vjen dhe specialistë të Ministrisë së Ekonomisë. Me tu shpallur kompania fituese do të fillojë puna për rikonstruksionin e godinës, nga ana tjetër do të merrem me përzgjedhjen e materialeve të muzeut. Këtu unë do të bashkëpunoj dhe me regjisorët dhe kineastët shqiptarë, sepse ata kanë njohuri të sakta dhe do të jenë disa grupe pune, për filmin artistik, dokumentar dhe multiplikativ. Unë do të prirem më tepër tek filmat që kanë lënë gjurmë, edhe pse mund të kenë ideologjinë sërish ata janë prodhime që shihen nga publiku dhe kryesisht janë filma që kanë marrë çmime në festivale të ndryshme filmi. Muzeu do të jetë i ndarë në dy pavijone, në mënyrë që të përfshijë të gjithë historikun e kinematografisë së realizuar brenda 50 viteve. Filmi shqiptar, duke përfshirë edhe multiplikativin, do të ketë një pavijon të përhershëm dhe krahas tij do të jetë edhe një pavijon tjetër kushtuar filmave apo regjisorëve të veçantë, qoftë me prodhimet që janë realizuar deri më tani, qoftë me ata që do të jenë në të ardhmen.

Pas kësaj, do të vijojnë kineastët të marrin materiale me qera për filmat?

Sigurisht që do të vijojnë. Unë e gjeta Kinostudion të mjeruar dhe mendoj se e kam kthyer me një rekuizitë dinjitoze, ku edhe teatrot dhe televizionet mund të marrin rekuizitë. Ato që na mungojnë ne do ti riprodhojmë. Magazinat e rekuizitës do të vijojnë, nuk kanë të bëjnë me administrimin e muzeut.

Sa ka humbur ndër vite rekuizita e ish Kinostudios?

Mendoj që ka humbje të rekuizitës. Nuk di të flas në shifra, sepse nuk e kemi inventarin e mëparshëm. Ka pasur moskujdejse vite më parë, shumë objekte kanë humbur, të tjera mund të jenë zëvendësuar. Ato që unë kam gjetur kur u emërova drejtor janë sistemuar dhe jam përpjekur që t’i ruaj e të mos bëhen më abuzime me të tilla gjëra. Ka një kujdes të veçantë dhe për muzikën e filmave shqiptarë, pasi këtu janë dhe partitura origjinale. Gjërat që kanë një histori nuk kanë humbur, por kemi pasur rrjedhje objektesh si mobilje apo kostume. Pasuria e Kinostudios kanë qenë dhe aparaturat dhe kamerat, që mendoj se një pjesë dhe do të ekspozohen.

Hyrja në muze do të jetë me bileta?

Sigurisht që do të jetë me bileta, do të funksionojë si në të gjithë botën.


Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi