Dosjet e Bashkise se Tiranes, Leskaj: Te rinise hetimi per shkeljet e 2006-s

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

Dosjet e Bashkise se Tiranes, Leskaj: Te rinise hetimi per shkeljet e 2006-s
Dosjet e Bashkise se Tiranes, Leskaj: Te rinise hetimi per shkeljet e 2006-s

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka deklaruar se shumë shpejt do të urdhërojë kontrollin e disa dosjeve të Bashkisë së Tiranës, të cilat janë hetuar në vitin 2006, lidhur me disa shkelje të konstatuara.

“Nga dosja e hetimit kemi një mori shkeljesh, me dëm ekonomik rreth 76 milionë lekë, të kryera në disa sektorë, kryesisht të disiplinës financiare dhe urbanistikës. Për këto abuzime, KLSH kërkoi marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës të bashkisë dhe kallëzuam në prokurori tre zyrtarë të lartë. Për të parë nëse rekomandimet tona janë marrë në konsideratë apo jo, do të urdhëroj shumë shpejt nisjen e kontrollit”- tha Leskaj gjatë analizës njëvjeçare të departamentit të kontrollit të buxhetit të pushtetit lokal.

Ndërkaq Leskaj paralajmëroi kontrolle edhe në njësi të tjera vendore, dhe theksoi domosdoshmërinë për një thellim të hetimeve në këto njësi. Por sipas raportit të KLSH-së të bërë në vitin 2006 rezultoi se Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Edi Rama, ka bërë disa shkelje sa i takon fondeve publike, shkelje financiare dhe administrimin e pronës.Më herët kandidatura e Leskajt për kreun e KLSH-së ku votua kundër nga opozita e cila nuk e quajti atë konsensualë mes palëve. Ndër vite raportet e KLSH-së me Bashkinë e Tiranës nuk kanë qënë të mira, pasi pas çdo kontrolli të ushtruar çështja ka marrë konatacion politik nga palët kundërshtare.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA