Raporti me nenen ne femijeri ndikon me vone ne dashuri

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

Raporti me nenen ne femijeri ndikon me vone ne dashuri
Raporti me nenen ne femijeri ndikon me vone ne dashuri

Raporti të cilin të porsalindurit e ndërtojnë me nënën në 18 muajt e parë të jetës, ndikon fuqishëm në sjelljen romantike në jetën e mëvonshme- pohon një studim i ri. Ndjenja e besimit, dashurisë, si edhe aftësia për zgjidhjen e konflikteve përmes bisedës, definohet që në fëmijërinë e hershme.

Nëse sjellja ndaj fëmijës është e keqe, atëherë kur fëmija të rritet do të jetë agresiv dhe i prirë për zënka, derisa foshnjat, nënat e të cilëve kanë qenë të kujdesshme dhe përplot mbështetje, do të dinë t’i zgjidhin problemet me partnerët e tyre. Edhe pse të rriturit me kalimin e viteve i ndërrojnë qëndrimet ndaj lidhjeve të dashurisë, megjithatë gjithmonë dalin në sipërfaqe shenjat e të kaluarës në situatat stresuese. Rezultatet e studimit janë bazuar në përcjelljen e 75 personave nga fëmijëria deri në moshën 30 vjeçare. Ndërsa në studim janë përfshirë edhe miqtë e tyre të afërt dhe partnerët.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA