“Nëse Edi do transparencë, të ballafaqohet përpara ndërkombëtarëve në lidhje me atë që e cilëson vdekja e drejtësisë dhe presioneve që i bëhen gjyqësorit. E ftoj që duke nisur nga sot, Rama të dalë para shqiptarëve e ai të ketë orë në dispozicion sa të dojë për të dhënë prova, fakte, video, audio për kapjen që mund t`i jetë bërë gjykatës nga qeveria apo kryeministri. Meqë Edi na futi video përgjimet në politikë, kemi diçka jo montim, por origjinale, për të parë të gjithë se kush ndërhyn te prokuroria e gjyqtarët për qëllime politike”, tha Meta.
Në lidhje dhe me videon, Meta citon se avokati Spartak Braho, prokuror i përhershëm, edhe pse jo në detyrë ka diçka që mund t`i shërbejë drejtësisë dhe Ramës.
“Dua vërtet nëse Edi do transparencë dhe nëse Edi është interesuar të ballafaqohet me shqiptarët dhe ndërkombëtarët lidhur me atë që e quan vdekja e drejtësisë, presion ndaj gjykatave dhe prokurorëve, apo edhe më tej, unë e ftoj që duke nisur nga sot nëse zoti Filip Çakulli na bën favor në emisionin ‘Fiks Fare’ bashkë me Edin të dalim para shqiptarëve dhe ai natyrisht le të ketë orë sa të dojë në dispozicion për të folur e dhënë prova. Unë video origjinale nuk kam, por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm, Braho ka dicka e cila do të ishte tepër pozitive për hir të transparencës që ka Edi si apel, por ai si prokuror i përhershëm, që ska nevojë të paguhet, ka ditë që kërkon zonjën Rama ta ndihmojë në këtë drejtim”- tha Meta.
Një grup të rinjsh socialistë kanë protestuar me arkivol në duar kanë shëtitur në bulevardin e Tiranës me sloganin “Drejtësia vdiq”.











