Spahiu: Kerkesa e Berishes per shkarkimin tim, presion ne diten me te rendesishme te drejtesise

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

Spahiu: Kerkesa e Berishes per shkarkimin tim, presion ne diten me te rendesishme te drejtesise
Spahiu: Kerkesa e Berishes per shkarkimin tim, presion ne diten me te rendesishme te drejtesise

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar një presion të hapur ndaj drejtësisë, në ditën më të rëndësishme të saj, kur do të jepej vendimi për Ilir Metën, kërkesën e Berishës për shkarkimin e tij.

Spahiu ka thënë se prej katër vjetësh ndodhet nën presion nga mazhoranca, por ai nuk ka ndërmend që t’i hapë rrugë kujt.

“Zoti Sali Berisha ka falenderuar deputetët e PD-së se kanë marrë iniciativën për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së. Kjo kërkesë vjen në ditën kur sytë e opinionit janë të drejtuar nga drejtësia. Kjo bëhet për t’i dhënë një grusht drejtësisë shqiptare, në ditën më të rëndësishme të saj. Presioni ndaj drejtësisë ka nisur që prej katër vitesh, kur u shkarkuan gjyqtarët e Gërdecit dhe kur ish-ministri Enkelejd Alibeaj kërkonte shkarkimin tim. Kjo është një goditje fatale për drejtësinë. Nëse do të dini çfarë presioni më është bërë, duhet t’i referoheni dokumenteve të Wikileaks. Kjo është një shkelje e rëndë ndërkohë e Kushtetutëes, pasi nënkryetari i KLD-së nuk shkarkohet nga ana e Kuvendit, pasi ai emërohet nga Presidenti. Kjo është një situatë tërësisht e papranueshme.

Ç’lidhje ka qeveria me drejtësinë dhe çfarë lidhje ka me një pushtet të pavarur, siç është ai gjyqësor? Jam shumë kurioz dhe jam i hapur të ballafaqohem me çdo deputet dhe me komisionin parlamentar që do të ngrihet për këtë rast. Pavarësisht presioneve, të harrojnë se do t’i hapet rruga apo dera dikujt”, pohoi Spahiu në reagimin e tij.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA