544-vjetori i vdekjes se Skenderbeut, Aleanca Kuq e Zi, aktivitet ne kalane e Krujes

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

544-vjetori i vdekjes se Skenderbeut, Aleanca Kuq e Zi, aktivitet ne kalane e Krujes
544-vjetori i vdekjes se Skenderbeut, Aleanca Kuq e Zi, aktivitet ne kalane e Krujes

Në përvjetorin e 544-t të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qytetin e Krujës do të zhvillohen sot një sërë aktivitetesh në nderim të tij. Në Lezhë sot do të zhvillohen homazhe në varrin e Skënderbeut, ndërsa Aleanca Kuq e Zi ka parajmëruar një aktivitete përkujtimor, i cili do të zhvillohet në kalanë e Krujës. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (1405 – 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje edhe forcimit e bashkimit të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Skënderbeu u shqua si strateg i madh gjatë gjithë luftës kundër Perandorisë Osmane. Baza e strategjisë së tij ishte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi dhe mbeti figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA