1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojme kete dreq xhamie

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojme kete dreq xhamie
1 muaj burg se tha: Kur do ta mbarojme kete dreq xhamie

Një inxhinier nga Angli është dënuar me një muaj burg pasi i tha një kolegu: “Kur do ta mbarojmë këtë dreq xhamie”.  Emri i tij nuk është bërë publik, tha para gjykatës se nuk kishte pasur si qëllim të fyente besimin islam. Inxhinieri punon në rikonstruktimin e një xhamie në bashkinë e Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai do të apelojë këtë vendim në një shkallë më të lartë të gjykatës.

Ai kishte për detyrë projektimin dhe krijimin e një kopshti rreth xhamisë. Inxhinieri është shprehur para gjykatës se kishte humbur durimin gjatë një takimi për shkak se puna po ecte shumë ngadalë. Por pavarësisht kësaj kolegu i tij e ka denoncuar për pyetje ofenduese. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ligje konservative dhe shumë herë janë dënuar të huaj për sjellje të pahijshme dhe jashtë normave islamike. Në 2011 një grua nga Britania e Madhe u arrestua për marrëdhënie të paligjshme me të fejuarin e saj.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA