E 'rremben' nusen me biēiklete

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 muaj mė parė

E 'rremben' nusen me biēiklete
E 'rremben' nusen me biēiklete

Kemi dëgjuar se në kohët e shkuara, por edhe në ditët e sotme, që nusja merrej me kalë, me pajton  dhe më pas me makina të cilat zgjidhen nga më luksozet për të marrë të përzgjedhuren ditën e dasmës. Por ndryshe ka vepruar një çift në Chonqing të Kinës, dhëndri ka zgjedhë “ta rrëmbejë” vajzen e ëndrrave me një biçikletë.

Por siç është edhe traditë në shumë vende të botës, mjeti me të cilin merret nusja zbukurohet me lule dhe tullumbace, dhe kështu ka bërë edhe Lung Xiaodong. Ai e ka zbukuruar biçikletën me tullumbace dhe lule shumëngjyrëshe dhe sëbashku me nusen e re kanë shëtitur me biçikletë rrugëve të qytetit.

Por çifti s’ka që aspak vetëm, ata janë shoqëruar edhe nga një numër i madh njerëzish me biçikleta të tjera duke dhënë një shfaqje shumë të veçantë në rrugët e qytetit kinez.

“Gjithçka është fantastike. Mendoj se është diçka e modës dhe tepër romantike në të njëjtën kohë. Femrat padyshim që do ta adhurojnë diçka të tillë”, – u shpreh një aktivist për mbrotjen e mjedisit.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA