Me 10 janar nis gjyqi per shqiptarin qe fitoi 43 mln euro (VIDEO)

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 muaj mė parė

Me 10 janar nis gjyqi per shqiptarin qe fitoi 43 mln euro (VIDEO)
Me 10 janar nis gjyqi per shqiptarin qe fitoi 43 mln euro (VIDEO)

Ai fitoi rreth 43 milion euro në Austri por në fund mori vetëm 70 euro dhe një fakt ushqimi falas pasi drejtuesit e kazinosë i thanë se kishte fituar xhekpotin për shkak të një gabimi në programimin e kompjuterit. Behar Merlaku, 26-vejçari nga Kosova me pasaportë Zvicerane nuk e ka lanë me kaq pasi çështjen e ka çuar në gjyq. Avokatët e tij thonë se 26-vjeçarit i takon të marrë shumën e parave që kompjuteri ka thënë se ai ka fituar.

Por drejtuesit e kazinosë pretendojë se kjo ishte një gabim pasi edhe ligji në Austri nuk lejon që fitimit të jetë më shumë se 2 milion euro. Kjo është shumë më e madhe në botë që është fituar ndonjëherë në kazino. Nesër pritet të mbahet një konferencë për shtyp në Innsbruck në Austri lidhur me këtë çështje. Ndërsa seanca e parë dëgjimore në gjykatë është parashikuar të mbahet me 10 janar të vitit të ardhshëm. Fitimin e kësaj shumë ai e ka filmuar edhe me kamerën e telefonit por ky filmim pritet që të përdoret kundër tij për shkak se ai ka 4 simbole të njëjta në linjë ndërsa në kazinotë e Austrisë për të fituar duhet të kesh 5 të tilla.


Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA